Tre adoleshentë egjiptianë kanë dhunuar fizikisht një prostitutë shqiptare 20 -vjeçare e cila ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në Collatino, Romë dhe mediat lokale njoftojnë se tre egjiptianët përfunduan në pranga për grabitje dhe dhunë.
Sipas policisë tre adoleshentët i janë afruar prostitutës shqiptare gjoja për ta pyetur për çmimin e një raporti seksual, por duke e kapur në befasi i kanë rrëmbyer çantën me para dhe sendet personale dhe e kanë rrahur.
Vetë vajza kishte njoftuar policinë, e cila iu vu në ndjekje autorëve pas denoncimin nga e dhunuara. Të tre agresorët ia mbathën vrapit kur panë makinën e policisë që të afrohej, por arratia nuk zgjati shumë.
Shqiptarja ndërkohë, u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe raportohet se ndenji në spital disa ditë.