Vdekja tragjike e 4-vjeçarit shqiptar në Maqedoni, Berisha: Edhe qielli qan për Almirin!

0
264
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar ngjarjen e disa ditëve më parë në Kumanovë të Maqedonisë, që humbi jetën 4-vjeçari shqiptar Almir Aliu. Berisha u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe e ka quajtur ngjarjen krim ndëretnik.
Vogëlushi ndërroi jetë ditën e djeshme në spital, pasi rreth 1 javë më parë u përplas me makinë nga një maqedonas, pas një zënke që ky i fundit pati me babain e 4-vjeçarit.
Në sherrin mes tyre ndërhynë edhe 3 shqiptarë të tjerë të Kumanovës, e gjatë këtij momenti, maqedonasi përplasi me makinë Almirin, babain dhe mamanë e tij. Fatkeqësisht, vogëlushi nuk mundi të mbijetonte. Autori është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim.
Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Nje krim i shemtuar nderetnik ne Kumanove!
Almirit 4 vjeçar i merr jeten duke e shtypur me qellim pas murit me makine nje 24 vjeçar ultranacionalist maqedonas. Shpreh me kete rast ngushellimet me te sinqerta familjes se Almirit per humbjen e engjellit, vogelushit te tyre dhe denoj me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar nderetnik. Bej thirrje autoriteteve maqedonase te ndeshkojne me te gjithe rreptesine e ligjit autorin e ketij akti te rende primitiv e çnjerezor! sb
Edhe qielli mbi Kumanovë sot po qanë, mijëra qytetarë nga Kumanova dhe viset tjera i dhanë lamtumirën e fundit Almirit katër vjeçar i cili humbi jetën nga goditja me veturë nga një 24 vjeçari maqedonas.
Ndryshe Almiri katër vjeçar i cili u shkel me veturë nga një maqedonas në Kumanovë pas një zënke që pati ky i fundit me famijen e vogëlushit të ndjerë.
Incidentit i ka paraprirë një zënka për arsye banale, respektivisht për shkak të radhës së pritjes përpara Shtëpisë së Shëndetit – Kumanovë. Në këtë zënkë është përfshirë i dyshuari Iliç dhe 3 persona të tjerë shqiptarë, të cilët sipas versionit zyrtar të policisë, kanë përdorur edhe dhunë ndaj Iliçit.
Pasi i ka ikur sulmit, Iliç me veturën e tij të tipit “Mercedes” ka tentuar të shkelë viktimën Sedat Aliu, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 vjeçar. Të tre kanë përfunduar të lënduar, ndërsa më rëndë fëmija i tyre.
almir2-640x411
Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar.”
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here