Të paktën 25 persona e humbën jetën në një sulm të një sulmuesi vetëvrasës në qytetin Hasaka në veri të Sirisë. Përgjegjësi për sulmin ndërmori Shteti Islamik.
Gjashtë prej të vdekurve janë fëmijë.
SHI kumtoi se sulmi është drejtuar kundër milicisë kurde. Kjo milici e kontrollon pjesën më të madhe të Hasakas dhe vitin e kaluar ndërmorën një rajon të madh të SHI-së në verilindje të Sirisë dhe janë përfshirë në ofensivën e mbështetur prej SHBA-së.