Arrestohet shpërndarësi i heroinës në Elbasan, shokët e 39-vjeçarit sulmojnë policinë

0
196

Sekuestrohen 16 doza heroinë dhe në pranga është vënë një person i dyshuar. Burime nga Policia e Elbasanit thanë se, është arrestuar në flagrancë Aleks Pupuleku, 39 vjeç, banues në Cërrik.

Ky person, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 16 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Heroinë.

Pas arrestimit të tij, dosja me materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për hetimet të tjera për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Ndërkaq në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë pasi kanë sulmuar policinë dhe kanë penguar arrestimin e Pupulekut. Sipas policisë të arrestuarit janë, Fetah Jançe dhe Sinan Sanxhaku, 19 vjeç, të dy banues në Cërrik.

Këta të rinj, u arrestuan nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Cërrik duke mos lejuar arrestimin e Aleks Pupuleku.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here