Rita Ora nderon Kosovën

0
289

Këngëtarja Rita Ora po planifikon që të ndërthurë tinguj nga vendlindja e saj Kosova në albumin e saj të ri, ka thënë ajo për një gazetë britanikë.

“Unë kam instrumente specifike të cilat prezantojnë nacionalitetin tim dhe nga jam unë”, ka shkruar e përditshmja britanike Mirror më 8 korrik. “Unë do t í ndërlidh ato së bashku për ta bërë këtë album ‘si unë’ sa më shumë që është e mundur”.

“Unë mendoj që është e rëndësishme të jem vetvetja. Isha shumë me fat që jam rritur në një qytet ku isha e bekuar me shumë gjëra për të bërë. Po pres me padurim për të qëndruar më shumë në Londër. Por unë kam edhe tingujt e mi etnik, muzikë të gjallë dhe shpirt. Unë jam nga Evropa Juglindore kështu që ju do të dëgjoni diçka nga kultura ime dhe për të cilën unë jam shumë entuziaste”, ka thënë ajo.

E lindur 25 vjet më parë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kur Kosova ishte ende pjesë e Jugosllavisë, ajo u emërua Rita sipas yllit të preferuar Rita Hayworth, të gjyshit të saj regjisor Besim Sahatçiu.

Ajo ka lindur në fakt Rita Sahatçiu, mbiemrin e saj vjen nga fjala turke “saatci”, që do të thotë “orëndreqës”, por i ati i saj më vonë shtoi Ora, që do të thotë “kohë” në gjuhën shqipe, me mbiemrin e familjes në mënyrë që ajo të mund të shqiptohet lehtë.

Familja e saj u largua nga Kosova për shkaqe politike, duke përmendur persekutimin e shqiptarëve nga serbët, e cilat u përkeqësua me shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata u transferua në Angli në vitin 1991, kur ajo ishte njëvjeçare dhe u vendosen në Londër.

Ora filloi të këndojë në moshë të re, por u bë e njohura në mbarë botën rreth pesë vjet më parë, pas bashkëpunimit me reperin amerikan Jay Z.

Në vitin 2012, ajo bëri një kthim triumfues në qytetin e saj të Prishtinës për të xhiruar videon për “Shine Ya Light”.

“Nuk mundem ta sqaroj se çfarë nënkupton kjo”, tha ajo në gjuhën e saj vendëse. “Ky është vendi i vetëm që dëshirova ta xhiroj videon”.

Ajo performoi një vallëzim tradicional të shqiptarëve derisa ka qëndruar mbi monumentin Neëborn dhe ka filmuar skena mbrapa një motori e cila më vonë është përfshirë në video.

Ora shpesh flet për jetën e saj si refugjate në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ndërmarrë pjesë kohët e fundit në një fushatë globale për të mirëpritur refugjatët nga Lindja e Mesme në Evropë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here