Rrjeti social më i madh i ka mbyllur faqen një kryebashkiaku Italian, pasi ky i fundit është shprehur kundër martesave gay.
Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Rovigos Massimo Bergamin i cili në një intervistë të dhënë për “La Reppublica”, ka deklaruar se nuk kishte celebruar asnjë martesë mes personave të së njëjtit seks, duke shtuar: Po nëse një ditë të bukur vijnë 3? Po nëse dikush vjen këtu me një kalë dhe do të martohet me të?
Pas postimit të intervistës në rrjetet sociale, të shumta kanë qenë komentet negative për kryebashkiakun, ndaj të cilave Facebook është përgjigjur duke i mbyllur faqen personale.