Shkodër/ Deklarata e gruas që vrau burrin me sëpatë

0
195

Dhuna që ushtronte Shkëlzen Buzalli ndaj të shoqes, u bë shkak i vrasjes makabre në Barbullush të Shkodrës.

Sipas policisë, gruaja dukej e qetë kur mbërriti në komisariat bashkë me fëmijët e saj herët në mëngjes. Vrasjen e bëri rreth orës 5 të mëngjesit, kur fëmijët flinin gjumë. Me disa goditje të sëpatës masakroi të shoqin që flinte, duke shfryrë të gjithë urrejtjen që kishte mbledhur brenda.

“Më kapte për flokësh shpeshherë dhe më rrëzonte në dhomë. Në disa raste të tjera më godiste” rrëfeu Mirela në polici.

“Më ka nxirë jetën, nuk u ankova asnjëherë, por ai më ka rrahur edhe në sy të fëmijëve.  Ndonjëherë më ka fyer, sepse unë jam katolike dhe ai ishte mysliman. Ne jemi marrë me dashuri, por kohët e fundit ma përmendte këtë gjë dhe më fyente fenë time”, tha ajo në polici.

Tre fëmijët e mitur më i vogli 5 vjeç, ishin duke fjetur në dhomën tjetër, kur ndodhi vrasja. Fëmijët ishin bashkë me të ëmën në polici, kur ajo rrëfehej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here