U duk si një protestë e shoqërisë civile ajo ku ambasadori merikan Donald Lu doli dhe kërcënoi deputetët shqiptarë që nuk votojnë reformën në drejtësi.
Por në fakt, protesta ka qënë një organizim i aktivistëve dhe militantëve të Partisë Socialiste.
Portali “Hashtag” ka zbuluar se pjesmarrësit në protestë janë anëtarë të organizatave bazë në PS, duke e kthyer këtë protestë në një mashtrim mediatik, te i cili ambasadori Lu zgjodhi të japë një mesazh të fuqishëm.hashtag.al
Ja protestuesit e PS që shihni dhe në foto:
–Bardha Barjaba, bashkëshortja e Kosta Barjabës, Njësia-9, anëtare e Asamblesë Kombëtare
-Juli Hoxha, anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e deleguar në Njësinë-5
-Tereza Hoxha, komisionere e PS-së, Njësia-5
-Blerina Doracaj, kryetare e forumit të gruas së PS-së, Njësia-5, anëtare e Këshillit Bashkiak
-Marjana Brozi, anëtare e PS, Njësia-11