Vrau dy fqinjët, u zieu kokat, mbetjet i hodhi në tualet, hidraulikët denoncuan ngjarjen

0
158
Vrau dy fqinjët e tij, u zjeu kokat dhe më pas mbetjet e trupit i hodhi në tualet. Policia ruse ka vënë në pranga një 64- vjeçar nga Shën Petërburgu, i cili akuzohet se ka vrarë një çift bashkëshortësh.

Siç raporton ‘Daily Mail’, burri u arrestua dy ditë më parë, pas sinjalizimeve nga ana e hidraulikëve. Dyshohet se burri është frymëzuar nga filmat horror, ku më parë i ka zier kokat e viktimave duke i gatuar, ndërsa më pas pjesët e tjera të kufomave i ka copëtuar dhe hedhur në tualet, duke sjellë bllokimin e tubave të shkarkimit.

Hidraulikët të cilët kanë qenë duke punuar zbuluan eshtra, duke bërë denoncimin në polici.

Kështu nisën hetimet duke zbuluar krimet e 64- vjeçarit, i cili u justifikua duke thënë se i vrau pasi ishin të alkoolizuar dhe bënin shumë zhurmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here