Propozimi romantik për të dashurën e zemrës: “Pranon të martohesh me mua?”

0
185

Dje pamë një nga propozimet më romantike në botë që një djalë i ka bërë të dashurës së tij, pasi ajo kishte bërë një xhiro me parashutë në qiell. Por të tilla gjëra të bukura nuk ndodhin vetëm jashtë shtetit e fatlume nuk janë vetëm vajzat e huaja.

Këtë e di mirë edhe Era, një vajzë nga Vlora, e cila ka marrë një surprizë shumë të bukur nga i dashuri i saj, Juliani. Çifti i ri janë duke jetuar prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, të nisur që në gjimnaz, në bankat e një prej shkollave të mesme të Vlorës.

Ata kanë arritur ta mbrojnë, zhvillojnë dhe ushqejnë çdo ditë e më shumë ndjenjën e tyre ndërsa prej disa kohësh edhe e kanë bërë zyrtare lidhjen në familje. Mirëpo, me sa duket, Juli ka dashur ta bëjë të edhe më të lumtur të dashurën e zemrës, duke i organizuar një surprizë që çdo femër do të dëshironte.

Ai i ka propozuar për martesë në mënyrë romantike, në një ditë të veçantë për të. Ka qenë pikërisht ditëlindja e Erës, kur Juli ka arritur të mbledhë disa miq dhe me ndihmën e tyre i ka bërë këtë surprizë vajzës së zemrës. Çfarë ka thënë Era? Imagjinohet kollaj. Si mund ta refuzonte?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here