Konsensus/ Formulë e re për rivlerësimi e pasurive të paluajtshme, edhe objektet pa Hipotekë

0
156

Me ligjin e vjetër, do të duhet të paguanin 300 mijë lekë te reja apo 260 mijë lekë më shumë sesa me ligjin që pritet të miratohet

 

Qeveria pritet të kalojë në parlament projekt- ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme që u jep mundësi qytetarëve  të rivlerësojnë pasurinë sipas çmimit aktual të tregut. Ky do të jetë një shans që qytetarët të paguajnë vetëm 2 % të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë. Për bizneset taksa shkon nga 15 në 3%. Por çfarë përfitimesh kanë qytetarët nga kjo ulje e taksës dhe cila është formula që aplikohet? Aktualisht,  gjatë shitjes së pronës, qytetarët i paguajnë shtetit 15 % të vlerës së diferencës mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes. Nëse një shtëpi është blerë për 10 milionë lekë, por në treg vlera e saj ka arritur në 12 milionë, qytetarët do të mund ta regjistrojnë me vlerën reale në hipotekë, duke paguar vetëm 2 % të diferencës prej 2 milionë lekësh, apo 40 mijë lekë. Nëse do të duhet ta shesin, nuk do të paguajnë më taksa në shtet. Me ligjin e vjetër, do të duhet të paguanin 300 mijë lekë te reja apo 260 mijë lekë më shumë sesa me ligjin që pritet të miratohet. E njëjta formulë, por me 3% llogaritet edhe për bizneset. Në fillim qeveria la si afat mundësinë për rivlerësimin e pasurive datën 31 Dhjetor 2016. Por në mbledhjen e një dite më parë, Komisioni i Ekonomisë vendosi ta shtyjë për në datën 28 Shkurt 2017 këtë afat. Prezantimi   u bë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili theksoi se rivlerësimi i banesave do të ndikojë në përmirësimin e klimës së biznesit, pasi do të kemi një vlerë reale të pasurive të paluajtshme “Ne kemi menduar që ta avancojmë këtë instrument qoftë për qytetarët, qoftë për personat juridik. Në të njëjtën kohë, është edhe një përpjekje për të dhënë një mundësi që shumë qytetarë që nuk mundën ta bënin këtë shumë vite më parë, në një instrument të ngjashëm, ta ripërsërisin edhe për një arsye tjetër; shtrëngesa e kontrollit fiskal dhe e dyta, metodologjia e ardhshme për vendosjen e taksës mbi pronën me bazë metodologjinë e vlerës, sigurisht na çojnë në këtë drejtim” tha Ahmetaj. Ndonëse deklaruan votën pro, përfaqësuesit e opozitës u shprehen skeptik për këtë projektligj. Ish-ministri Rivan Bode tha se amnistia duhet te ishte me e gjerë. “Duket sikur qeveria gjithë këtë proces e bën sepse ka ndërmend të vendosi një taksë mbi banesat, pra nga një taksë që bazohet mbi metër katror dhe sipas vendndodhjes, të kalojmë në një taksë që bazohet mbi vlerën e shtëpisë. Këtë përmendi ministri këtu kur na prezantoi ligjin dhe mendoj që bëri gabim” tha Bode. Replika me ministrin Ahmetaj patën edhe deputetë të tjerë të opozitës, të cilët thanë se ky projektligj nuk është për qytetaret dhe është fillimi i fushatës elektorale. Sherefedin Shehu, deputet PD-së tha: “Jeni qeveri e uljes së taksave, sot keni rastin ta dëshmoni. Ne e aplikuam 1%, bëjeni 0.5% dhe jo 2% sa e keni sjellë”. Edmond Spaho, deputet PD-së u shpreh: “Nëse qeveria është e interesuar që të përfitojnë qytetarët, së paku të kthejë mbrapsht veprimin që bëri dy vjet më parë kur rriti tatimin mbi pasuritë e paluajtshme nga 10% në 15%. Shqipëria sot është vendi më i varfër në Evropë dhe që taton më shumë se çdo vend tjetër pasurinë e paluajtshme. Asnjë vend në Evropë nuk e ka’. Më pas, më shumicë votash, anëtarët e komisionit të ekonomisë miratuan edhe projektligjin që parashikon zgjatjen edhe me 10 vjet të kontratës të koncesionit Albckrom me investime shtesë rreth 25 milion euro. Dy projektligjet pritet të kalojnë të hënën në Parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here