Berisha: Qëndrimi PD-LSI çmontoi Ramën, i dolën gënjeshtrat në shesh humbësit të madh

0
187

Ish -kryeministri Sali Berisha deklaroi në parlament se ishin qëndrimet e PD dhe LSI ato që çmontuan përpjekjet e Edi Ramës për ta miratuar në mënyrë të njëanshme reformën në drejtësi. Berisha u shpreh se Rama ishte ai që gënjeu ambasadën amerikane në momentet e fundit, duke i thënë se Lulzim Basha kishte paraqitur një kërkesë të re. Ambasada amerikane nxorri një deklaratë duke e quajtur të papranueshme këtë kërkesë, por pa e bërë atë të ditur. Sipas Berishës, kjo gënjeshtër e Ramës doli në sheh nga qëndresa e palëkundur e kreut të kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të PD -së, Lulzim Basha. Ai e quajti projektin e Edi Ramës si anti-kushtetues dhe anti-europian. Berisha tha se nga reforma nuk fitoi vetëm Shqipëria dhe PD, por edhe vetë LSI që me projektin e shtatorit u nda nga Edi Rama. “Një pjesë e qeverisë kishte për qëllim kapjen e drejtësisë, ndërsa pjesa tjetër kishte për qëllim ruajtjen e standardeve”. Ai u shpreh nga ana tjetër se nga miratimi i reformës humbën ata shqiptarë dhe të huaj që donin që Edi Rama të kapte drejtësinë dhe ta miratonte atë me vota të grabitura. “Humbësi më i madh është Edi Rama:, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here