Një ngjarje interesante po qarkullon në internet, ku thuhet se një burrë ka rastisur të jetë dëshmitarë i dy masakrave që kanë ndodhur gjatë këtyre dy javëve në dy vende të ndryshme të Evropës.
Fjala është për Richard Gutjahr, i cili punon dhe vepron në Gjermani si fotoreporter, dhe që kishte qenë dëshmitarë në natën kur terroristi me kamion vrau 84 persona në Nice, si dhe maskara tjetër që u krye në Munih të Gjermanisë, ku një terrorist vrau 9 persona në mesin e tyre edhe tre shqiptarë.
Gutjahr kishte filmuar videon më të shikuar në Nice, kur kamioni shkel qindra persona, derisa prapa tij lëviz edhe një motoçiklist i cili tenton të parandalojë këtë sulm. Atë video ai e kishte realizuar nga tarraca e hotelit ku ishte duke qëndruar.
Dhe tani në internet janë duke u zhvilluar teori të ndryshme konspirative, ku thuhet se Richard e kishte ditur më parë se do të ndodhin sulmet në Nice dhe Munih, duke marrë parasysh se videot e realizuara janë bërë nga një profesionist.
Richard nuk ka reaguar ndaj akuzave, por i ka shlyer gjitha video e publikuara në Twitter pa dhënë ndonjë sqarim. Ndërkaq, shumë njerëz që pëlqejnë teoritë konspirative kanë hulumtuar rreth jetës së tij private, dhe kanë zbuluar se ai është i martuar me izraeliten Einat Vilf, e cila dikur ishte agjente sekrete si dhe këshilltare për siguri e kryeministrit izraelit Shimon Perez.
Sipas disa teorive konspirative që po qarkullojnë në internet, Gutjahr ishte informuar më herët lidhur me sulmet, falë profesionit të gruas së tij e cila ishte informuar nga Mosadi. /Telegrafi/