Njeriu-hienë, prindërit e paguanin për të zhvigjëruar fëmijët

Një burrë i prekur nga sëmundja HIV/AIDS paguhej për të kryer marrëdhënie seksuale nga prindërit me fëmijët e tyre, si një traditë e lashtë në Malawi, një vend në Afrikën Juglindore.

Eric Aniva, një punonjës seksi i njohur në këtë vend si “hiena”, u vu në fokus të një dokumentari nga BBC, javën e kaluar.

Ai paguhej për të kryer marrëdhënieme vajza, të cilave u vinte për herë të parë cikli menstrual, si pjesë e rriteve antike. Por Aniva, tregoi për BBC se ai i tregonte prindërve, se ishte i prekur nga kjo sëmundje.

Pas publikimit të historisë, presidenti i këtij vendi Peter Mutharika, ka kërkuar arrestimin e tij duke kërkuar që ai të hetohet, për rastet e përhapjes së mundshme të sëmundje, në bazë të rrëfimit të tij.

Reporteri i BBC Ed Butler, publikoi historinë e tmerrshme se si ky burrë shkonte për praktika “pastruese” në fshatra e humbura në jug të këtij vendi, duke u paguar për marrëdhënie me vajza të mitura, disa prej të cilave ishin vetëm 12 vjeç.

Presindeti i këtij vendi, i ka quajtur “rite të tmerrshme” këto të fundit, në një kohë që vendi po synon emancimin dhe ka kërkuar që të hetohen dhe familjarët që i kanë nënshtuar  fëmijët në këto praktika.

Në kulturën e Malawi-t “hiena” quhet një burrë që kryen marrëdhënie me vejusha apo me gra të martuara, që nuk mbeten dot shtatzënë.

Vitin e kaluar ky vend rriti kufirin e moshës për martesë për vajzat, nga 15 në 18 vjeç, duke shpresuar që të frenojë aktivitetin seksual të parakohshëm.

Njeriu-hienë, prindërit e paguanin për të zhvigjëruar fëmijët

Nuk është ashtu si mendoni ju …

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko