Austria i dorëzon Francës dy bashkëpunëtorë të dyshuar të sulmeve të Parisit

0
151

Autoritetet austriake i kanë dorëzuar sot Francës dy persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje me celulën e Shtetit Islamik, përgjegjëse për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Paris. Në ngjarjen në fjalë humbën jetën nëntorin e vitit të kaluar 130 persona, si dhe u plagosën qindra të tjerë.

Mësohet se Francës i janë dorëzuar algjeriani Adel Haddadi, 29 vjeç dhe pakistanezi Mohamad Usman Gani, 35 vjeç, të cilët u arrestuan në Austri më 10 dhjetor, në një qendër për refugjatë. Sakaq, hetuesit besojnë se ata kanë udhëtuar për në ishullin grek të Lerosit më 3 tetor, në të njëjtën anije të mbushur me refugjatë bashkë me dy burra që morën pjesë në sulmet e 13 nëntorit. Personat në fjalë, që besohej se ishin irakianë, kishin hedhur vetën në erë para “Stade de France”, në një nga sulmet e kryera nga 10 njerëz atë natë në kryeqytetin francez. Por, Haddadi dhe Usman ishin arrestuar nga autoritetet greke për 25 ditë për shkak të pasaportave false siriane. Ndërkohë, pas lirimit, ata kishin ndjekur rrugën e migrantëve dhe kishin arritur në Salzburg të Austrisë në fund të nëntorit, pas sulmeve të Parisit. Policia austriake i kishte arrestuar ata vetëm disa orë pasi ishin informuar nga autoritetet franceze se ata mund të jenë të vendosur aty. Pas prangosjes, Haddadi kishte pohuar para hetuesve se donte të shkonte në Francë “për ta kryer një mision”, sipas një deklarate që e transmeton agjencia e lajmeve AFP. Po ashtu, një burim i afërt me hetuesinë tha se ai kishte nënkuptuar se “donte të merrte pjesë në vrasjet e Parisit me bashkudhëtarët e tij”. Pasi Franca lëshoi një urdhër arrest evropian, një gjykatë në Salzburg aprovoi në fillim të korrikut transferimin e dy burrave në Francë.BW

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here