Azilkërkuesit/ Shqetësim në BE, 800 shqiptarë u dëbuan nga Gjermania gjatë qershorit

0
180

Shqetësim në BE nga azilkërkuesit shqiptarë, dy organizata në Belgjikë ofrojnë kthimin falas

 

Sejrie Baleta

 

 

Shqiptarët janë bërë problem ne 7 vende te Bashkimit Evropian. Shumë prej këtyre vendeve nëpërmjet ambasadorëve të tyre në vendin tonë u kanë bërë thirrje shqiptarëve që të mos kërkojnë azil sepse nuk do të pranohen. Por sikundër është raportuar Gjermania ka qenë “toka e premtuar” e mijëra e mijëra shqiptarëve muajt e fundit që lamë pas dhe 6-shtë mujorin e parë të këtij viti. Në një raport të publikuar nga Eurostat tregon  të dhëna për numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Në Islandë shqiptarët zënë vendin e parë me numrin më të lartë të azilkërkuesve, ndërsa në Irlandë dhe Litenshtejn zënë vendin e tretë. Në Luxemburg dhe Francë vendin e katërt dhe në Greqi e Angli vendin e pestë. Po sipas Eurostat Gjermania regjistroi 6500 kërkesa për azil vetëm në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas këtyre statistikave këto numra po vijnë duke u rritur, me shumë se 3200 shtetas shqiptarë kanë kërkua azil në Gjermani vetëm në muajin mars. Se sa shqetësues është bërë ky problem për vendet e Bashkimit Europian tregohet edhe nga tabala e shpërndarë në Belgjikë, nga dy organizata qeveritare FEDASIL dhe IOM të cilat meren me strehimin dhe kthimin në vendet e origjinës së azilkërkuesve. Në to shkruhet se ofrohet kthimi në Shqipëri në mënyrë vullnetare për azilkërkuesit. Po nga ana tjetër ambasada rreth 820 shtetas nga Shqipëria u dëbuan nga shteti gjerman gjatë muajit qershor. Ambasada gjermane në Tiranë bëri me dije të dhënat mujore të fluturimet të avionëve dhe personave të kthyer në drejtim të vendit tonë.

 

Të dhënat:

 

Në datën 03.06.2016                                      – rreth 103
Në datën 07.06.2016                                      – rreth 9
Në datën 08./09. 06.2016                            – rreth 138
Në datën 10.06.2016                                      – rreth 46
Në datën 14.06.2016                                      – rreth 107
Në datën 15.06.2016                                      – rreth 80
Në datën 16./19./20./21.06.2016             – rreth 80
Në datën 22.06.2016                                     – rreth 75
Në datën 24./26./27.06.2016                     – rreth 65
Në datën 29.06.2016                                     – rreth 94
Në datën 29.06.2016                                     – rreth 23

 

largea_belgjike_3-jpg1429384367

 

“Shqiptarët mos të kërkojnë azil”

 

Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Moro, ka paralajmëruar shqiptarët që të mos kërkojnë azil në Francë, pasi nuk do e përfitojnë. Ambasadorja franceze theksoi se rregullat e Francës për azilkërkuesit shqiptarë janë shumë strikt. “Askush mos të tentojë të kërkojë azil në Francë, s’do ta përfitoni pasi rregullat për azil janë shumë strikte”, deklaroi Moro. Sipas ambasadores franceze, nevojitet një arsye tepër madhore, që shqiptarët të mund të përfitojnë azil në Francë. Moro theksoi se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut në Shqipëri. “Nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Azilkërkuesit kërkojnë azil për arsye ekonomike”, ka theksoi Moro. Të njëjtin shqetësim ka deklaruar dhe Ambasadori Gjerman, Helmut Hoffman. Gjatë një takimi që zhvilloi dje me zv/ministren e Brendshme, Elona Gjebrea, Hoffman pohon se kërkesat për azil nga shtetas shqiptarë janë të shumta por pak prej tyre miratohen. Sipas tij shumica e azilkërkuesve janë emigrantë ekonomikë dhe jo të përndjekur politik. Hoffman bëri të ditur se një rol të rëndësishëm në shtimin e kërkesave për azil politik luan fenomeni i gjakmarrjes. Ai bëri apel që viktimat e këtij fenomeni të merren në mbrojtje. “E përshëndesim qeverinë shqiptare që po merret me çështjen e rritjes së numrit të azil kërkuesve në vendet e Shengenit. Rritja e ndjeshme e azilkërkuesve shqiptar në Gjermani ka krijuar shqetësim të madh. Ne jemi shumë krenar në traditën tonë në procesin e azil aprovimit. Kjo na kthen në përvojën tonë me regjimin totalitar. Të gjithë atyre azilkërkuesve që janë të përndjekur nga politika ja aprovojmë kërkesën. Është mjaft e qartë që shumica e këtyre janë emigrantë ekonomik. Kjo është e qartë që sa më shumë emigrantë vinë për arsye ekonomike aq më e vështirë bëhet aprovimi i kërkesës. Bëhet edhe më i vështirë aprovimi i flitit për ata që janë të përndjekur politik. Në qoftë se do të shikojmë numrin e azilkërkuesve në gjermani do shohim se vetëm një numër i vogël arrijnë të marrin azil në Gjermani. Po të shikojmë statistikat nga 100 azil kërkues i aprovohet kërkesa vetëm 1 personi”, u shpreh Hoffman.

 

“Kurthi”  nga Anglia

Dihet që pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë zgjedhin Anglinë si vendin ideal për të bërë disa para më shumë. Por, së fundmi është dhënë alarmi se rrjeti i restoranteve “Byron Hamburger” ka ngritur një kurth për kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre. Zyrtarët e Emigracionit në Britaninë e Madhe kanë ndaluar 35 emigrantë që punonin për rrjetin këtyre restoranteve. Ata u futën në kurth nga drejtuesit duke i thirrur në një trajnim, por realisht ishte një marrje në pyetje dhe ata që rezultuan emigrantë të paligjshëm u ndaluan me qëllim për t’u dëbuar. Autoritetet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për 35 emigrantë nga Shqipëria, Brazili, Nepali dhe Egjipti. Pas publikimit të një lajmi të tillë në mediat britanike, restoranti ka marrë shumë kritika si dhe janë bërë thirrje për bojkotimin e tij. Gjithsesi si kjo mund të ketë shumë mënyra të tjera “kurthi” për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, “fshesa” sapo ka filluar

 

Rreziku për terrorizëm

Autoritetet gjermane po zhvillojnë hetime për 60 azilkërkues të dyshuar për lidhje të mundshme me organizata terroriste, përfshirë Shtetin Islamik, ka thënë sot Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA). “Duke pasur parasysh lëvizjen migruese në Gjermani, ne duhet të vlerësojmë se ekzistojnë anëtarë aktivë ose ish-anëtarë, mbështetës dhe simpatizues të organizatave terroriste dhe kriminelë lufte islamikë, në mesin e refugjatëv”, tha BKA. Në deklaratë mëtutje theksohet se policia aktualisht nuk ka ndonjë indikacion konkret për plane eventuale të sulmeve. Policia i ka marrë 410 informacione nga autoritetet lokale të 16 shteteve federale gjermane, për terroristët e mundshëm në mesin e refugjatëve. Për më pak se një javë në Gjermani kanë ndodhur katër sulme vdekjeprurëse, ndërsa tri prej tyre janë ndërmarrë nga azilkërkuesit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here