Nuk heq dorë nga konsensusi/ Meta: Ligji i Vettingut sipas afateve kushtesuese, deri më 11 Gusht nuk do të ketë seancë

0
216

“E vetmja gjë e sigurt që ju them është që unë , z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore. Për datat pastaj, pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus, do t’ju njoftojmë”

 

Gëzim Saliu

 

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaron me bindje se ligji i Vettingut, pjesë e 7 prijektligjeve emergjente që shoërojnë paketën e ndryshimve kushtetuese për reformën në drejtësi do të votohet në Parlamenta sipas afateve. I përfshirë sërish në një sërë takimeshe me palët politike si edhe me amabasadorët e huaj në Tiranë sa i takon përshpejtimit të afateve për miratimin e ligjit të vettingut, kryeparlamentari deklaroi se çdo gjë do të ecë normalisht në respekt të kushtetuës. Jemi duke diskutuar për të përcaktuar sa më shpejt mbajtjen e seancës për miratimin e ligjit të seancës për ligjin e vetingut”- ka deklaruar Meta pas përfundimit të takimit me ambasadoren gjermane Shutz. Nga ana tjetër kreu I Kuvendit ka bërë të ditur se,: “ deri me 11 gusht deputetët të jenë të qetë dhe të vijojnë me programet e tyre. Ne do të vijojmë me rrugën e nisur në rrespekt të afatetve me qëllim që të punojmë për hapjen e negociatave”.

 

Qëndrimi i kreut të Kuvendit

 

Kryeparlamentari Meta deklaroi dje se sa I përket diskutimit lidhur me 7 projektligjet emergjenet si edhe veccanërisht për ligjin e Vettingut, çdo gjë do të ecë normalisht në respekt të Kushtetutës, institucioneve dhe afateve që janë vendosur me partnerët ndërkombëtarë. “Jemi duke diskutuar për të caktuar sa më shpejt të jetë e mundur kohën e mbajtjes së seancës së duhur për miratuar ligjin për vetingun dhe ligjet e tjera që janë të domosdoshme. Që të jemi korrekt, jemi në një proces diskutimesh, edhe me z. Xhafaj si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, edhe me z. Bylykbashin si Nënkryetar i Komisionit dhe përfaqësues i opozitës, edhe me dy ambasadorët e nderuar, Ambasadoren e Bashkimit Europian, znj. Vlahutin, dhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lu. Kemi komunikime të vazhdueshme edhe me kryetarët e grupeve parlamentare. E vetmja gjë që mund t’ju them me siguri është që deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë edhe të vazhdojnë me programin e tyre”, theksoi Meta. Ndërkaq kreu i Kuvendit theksoi se këto dy ditë do të bëhet edhe më e qartë dakordësia mes palëve për të vazhduar më pas rrugën e nisur drejt integrimit evropian të vendit. “E vetmja gjë e sigurt mund t’ju them që unë , z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore. Për datat pastaj, pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus, do t’ju njoftojmë në orët e ardhshme, në dy ditët e ardhshme, atëherë kur ne të jemi të bindur që po shkojmë drejt një seance të suksesshme”, pohoi Meta. I pyetur nëse do të mblidhet komisioni parlamentar për shqyrtimin projektligjit të vetingut pasi PD shpreh gatishmërinë për t’u ulur në tryezë që ditën e hënë, kryeparlamentari pohoi se,:Padyshim edhe unë jam i informuar për përgatitjen e përfaqësuesve të PD-së në komision. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe padyshim që komisioni do të mblidhet. Do të mblidhet në kohën e duhur. Kjo është përgjigja më e mirë që mund të them sot. Qëllimi nuk është thjesht të mbledhim komisionin, por të kemi një axhendë të qartë nga mbledhja e komisionit deri në zhvillimin e seancës. Mendoj që të gjithë janë të angazhuar pozitivisht edhe i përshëndes për angazhimin tyre”.

 

 

Xhafaj-Lu-497x340

Lu, Vlahutin e Xhafa takim me Metën

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin  ishte  e para dje që u drejtua drejt zyrës së Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar një takim me Ilir Metën. Fokusimi tek miratimi i 7 ligjeve me frymën konsensual mësohet se ka qenë në qendër të diskutimit mes palëve.  Ndërkohë takimit iu bashkua më vonë edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu si dhe kreu i Komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të enjten e 21 korrikut, tani duhet që të miratohen edhe shtatë ligjet për institucionet e drejtësisë në mënyrë që Reforma të fillojë të funksionojë. Pak ditë më parë delegacioni i BE-së dhe ai i SHBA-së në vend  kërkoi miratimin sa më të shpejtë të këtyre 7 ligjeve, dhe të parin ligjin e Vettingut, pasi në këtë mënyrë do të përshpejtohet zbatimi i Reformës në Drejtësi duke vënë edhe limitin e datës 11 gusht që përkonte me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të miratuara në seancën e 21 korrikut.

 

1284655197-Selim_belortaja_Int

Belortaja: Ju kujtohet ç’shkëlqim llamburitës kishte Drejtësia kur ministër ishte Spartak Ngjela

 

Zëvendës ministri i Jashtëm Selim Belortja ka reaguar dje përmes një postimi në FB ndaj deklaratave të shpeshta të avokatit Spartak Ngjelës i cili prej disa kohësh ka marrë realisht rolin e “profetit” të Reformës në Drejtësi duke folur për vrull amerikan e europiane që sipas tij do të sulen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha e kryeparlamentarit Ilir Meta. “Mendoni për një çast sikur avokat Ngjela të mos e kish pranuar këtë rolin e fallxhorit dhe profetit në ..Reformën e Drejtësisë. Te mos pranonte që të na zbulonte ne, publikut të verbër, disa copëza nga planet sekrete të SHBA dhe BE, mbi të paparat që do ndodhin, mendoni sikur të mos kishte pranuar ta udhëhiqte vetë ai, gjithë reformën në drejtësi, të mos i kish caktuar asaj misionin, objektivat, të mos i kish vënë shpatullat, të mos shpartallonte vetë, personalisht, çdo ditë, çdo lider a ish-lider politik e çdo KM (përveç njërit..), e mendoni dot? Ku do të ishte katandisur ky vend?! Se ju kujtohet besoj, ç’shkëlqim llamburitës kishte Drejtësia shqiptare në kohën kur ky ishte …Ministër Drejtësie?! Kriminelët asokohe i kishe të gjithë ose në bodrum ose poshtë divanit. Ky dhe vetëm ky pra, jep shpresa që atë nivel ta kapim prapë”- shruante zëvendës ministri Belortaja në rrjetin e tij social në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here