Përputhshmëria e shenjave të zodiakut, gjejeni me kë përshtateni

0
241
Shenja e horoskopit na thotë shumë jo vetëm për karakterin e personit, por duke ditur horoskopin e dikujt ne mund të kuptojmë se sa të përputhshëm janë ata me një shenjë tjetër. Nëse doni të bëni një analizë përputhshmërie të shenjës tuaj me shenjën e të dashurit, shokut apo shoqes, më poshtë po ju sjellim bazat kryesore që duhet të dini në këtë drejtim.
Në çfarë bazohet horoskopi i përpuethmërisë? Sipas astrologjisë klasike, shenjat mund të përshtaten me njëra-tjetrën, të jenë neutrale apo të jenë krejt antagoniste. Astrologët pohojnë se më mirë përshtaten shenjat që janë brenda një grupi. Ndërkohë 12 shenjat ndahen në 4 grupe:

Grupi i ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit)

Grupi i tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi);

Grupi i zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari);

Grupi i ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori)

Shenjat e njëjta të horoskopit në përgjithësi nuk mund të shkojnë mirë në marrëdhëniet në çift, pasi nuk mund të plotësojnë njëri­-tjetrin, por mund të jenë miq të mirë në shumë raste.

Shenjat e të njëjtit grup (element) bashkëjetojnë mirë me njëri-tjetrin, pasi kanë botëkuptim të ngjashëm dhe kanë temperament të përafërt seksual, çka është shumë e rëndësishme për përputhjet në një çift.

Gjithashtu, përputhen mirë bashkë edhe shenjat midis grupeve: Ujë-Tokë dhe Zjarr-Ajër, dhe në këtë rast përputhmëria krijohet falë ndryshimeve, të cilat plotësojnë njëra tjetrën, por nuk krijojnë tendosje.

Por lidhje tepër të vështira janë kur shenjat i përkasin kombinimit të grupeve: Ujë­-Zjarr dhe Tokë­-Ajër. Këta njerëz flasin pothuajse krejt “në gjuhë të ndryshme” dhe kanë totalisht botëkuptime të kundërta.

Ndërsa kombinimi i shenjave të zodiakut midis Grupeve: Ujë-­Ajër dhe Tokë­-Zjarr është disi më neutrale, megjithëse midis tyre ka shpesh edhe përplasje për shkak të diferencave në botëkuptim dhe karakter.

Gjithsesi, një ndikim tepër të madh kanë edhe pozicionimet e planetëve pranë shenjave të cilat ndryshojnë në periudha të ndryshme. – See more at: http://www.noa.al/artikull/p/598215.html#sthash.nbFOspOZ.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here