Kush po ja “ngul thikën” pas shpine asamblesë të Akademisë të Shkencave dhe kërkimit shkencor në Shqipëri?

0
181

Nga akademik Artan FUGA

 

1. Përse refuzova trë marr pjesë në grupin e reformës?

 

Përpara disa ditësh nga institucioni shtetror që merret me kërkimin shkencor në Shqipëri më erdhi sm i një zonjusheje që më ftonte të merrja pjesë në një mbledhje grupi pune që do të reformojë gjoja kërkimin shkencor në Shqipëri, ngritur pranë ministrisë dhe arsimit dhe sporteve. Që të mos e zgjas, hiç prej gjëje, më kërkonte të merrja pjesë se gjoja një ekspert italian do të paraqiste idetë e tija mbi platformat dixhitale të matjes të produktit të kërkimit shkencor. Tema më bëri të buzëqesh nga absurditeti, kurse ftesa më shqetësoi.

As më kishte pyetur njeri nëse doja të merrja pjesë në këtë grup pune për gjoja reformimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, as më kishin treguar ndonjë vendim zyrtar emërimi, as isha lajmëruar për ndonjë mbledhje më parë dhe as dija se çfarë detyrash kisha për të përballuar atje.

Pasi mora vesh se ky grup pune kishte muaj që mblidhej, dhashë përgjigjen time : Unë refuzoj të marr pjesë atje. Kategorikisht.

Pse ?

Sepse deritani jam penguar të marr pjesë në mbledhje dhe të jap menndimet e mia atje. Pasi gjërat po shkojnë drejt fundit, më lajmërojnë dhe nuk më japin shpjegime bindëse se përse edhe më vendosin emrin dhe më sabotojnë pjesëmarrjen në grupin refomues.

Pretekstet që nxirrnin se jo nuk punonte adresa jote elektronike, jo telefoni dilte i zënë, sigurisht që ishin sa për të hedhur hi syve.

Por, edhepo të më kishin njoftuar qysh më parë, nuk do të kisha pranuar të merrja pjesë. Sepse unë vazhdoj të jem kritik dhe refuzues ndaj ligjit për arsimin e lartë. Ky ligj duhej ta kishte integruar qysh më parë dhe kërkimin shkencor. Si mund të kontribuoj për kërkimin shkencor, kur unë vazhdoj të them se konceptimi dhe aprovimi i ligjit për arsimin e lartë është thjesht një “atentat” ndaj kulturës dhe arsimimit në Shqipëri?

Për më tepër jam mësuar me ministrinë tonë të arsimit në këto vite. Të pranojnë vetëm poqese u shkon pas muzikës të fyellit që u bie në vesh. Poqese jep mendime alternative të fyejnë publikisht, të sulmojnë politikisht, të fshijnë nga të gjitha defteret. Duan vetëm ata që u shkojnë pas avazit.

Imagjinoni. Kam paraqitur një platformë me vija të përgjithshme për reformimin e kërkimit shkencor dhe të akademisë të shkencave. Pse të jep njeri përgjigje? Askush. Ministria jonë është shurdh memece ndaj mendimeve të profesoratit dhe kërkuesve shkencorë. Nëse nuk është kështu, atëhere si është e mundur që askush nuk tëe thërret për të tëe dhënë përgjigje për propozimet e bëra. I jam drejtuar me letër publike drejtuesve të dikasterit duke denoncuar faktin se në kërkimin shkencor dhe në akademinë e shkencave ka mosrespektim të ligjit, ka rezultate fikttive, ka artificialitet në raportime e punës, etj. Pse lëviz njeri nga vendi? Askush. Ndonëse ka detyrimin ligjor për ta bërë.

E cfarë të bëj tjetër? A mund të shkoj të marrë pjesë pastaj në atë që quhet grup pune për refomimin e shkencës? Aspak. Refuzoj publikisht. Sikurse refuzoj publikisht të gjitha ato politika të mbrapshta që janë ndjekur për arsimin dhe shkencën në Shqipëri.

 

2. Pse reformimi edhe këtë radhë do të dështojë?

Ua kam thënë hapur atyre që marrin rrogat për këtë punë.

A keni bërë më parë një studim sociaologjik dhe shkencor, me të dhëna të përpunuara statistikisht mbi gjendjen e kërkimit shkencor dhe të akademisë të shkencave? A keni krahasuar me vendet e tjera? A keni bërë studime se çfarë po sjell dhënia e titujve dhe e gradave sipas kritereve krej të mbrapshtë? Bëni një studim dhe pastaj bëjmë një reformë.

As që bëhet fjjalë. Shkenca dhe arsimi drejtohet si e gjithë Shqipëria, pra si anije pirate, me dorën e vendosur mbi sy në det të hapur.

Nga do t’ja mbajmë kapiten?

Motorrat !!! Më kujtohet një film shqiptar Ku guzhinjeri kujtonte vazhdimisht Dardanelet. Kur isha njëherë në Dradanele!!!

Pastaj pyeta nëse ka një platformë teorike për reformën e kërkimit shkencor në Shqipëri? Sipas cilave shkolla teorike apo sipas cilaëve autorë tëe mlëdhenj do të cilave, sipas cilave modele? Do jemi instrumentalistë, pragmatistë, racionalistë, intuitivistë, etj.

Të kërkosh këto në ministrinë tonë të arsimi, është si të kërkosh qiqra në hell. As ja ka haberin njeri. Kërkova platformën teorike dhe strategjike të grupit të punës, por askush nuk të thotë një fjalë.

Si mund të bëhet një reformë kur po ata që janë përgjegjës për gjendjen e sotme të mjerueshme të kërkimit shkencor, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë, kanë zënë përsëri qoshen e zjarrit dhe prtendojnë ta reformojnë atë që e kanë pëgërë, kalbëzuar e rrënuar duke filluar që nga vitet 80 e këtej?

Kush prej tyre mund të sjelli projekte alternative??? Por, e thashë ministria si qeveria, merr si ekspertë ata që nuk e kundërshtojnë. Ne ekspertin gjoja, e duam që ta na konfirmojë iluzionet tona, pra na duhet të na konfirmojë, jo të na kundërshtojë.

 

3. “Thika pas shpine” asamblesë të akademisë të shkencave.

Unë nuk mund të merrja pjesë në atë grup pune për reformën edhe të kërkimit shkencor dhe pastaj edhe të akademisë të shkencave, edhe për një fakt tjetër. Kam konflikt interesi. Nëse asambleja e akademisë të shkencave do të më mandantonte dhe do të më jepte zyrtarisht nëpërmjet një vendimi të asamblesë vijën që do të duhej të ndiqja, atëhere po, mund të merrja pjesë.

Por, në mënyrë personale, pa mandat nga asambleja e akademisë të shkencave, pa ditur zyrtarisht qendrimin e tanishëm zyrtar, të votuar pa zarfe, nga asambleja, kurrë nuk do të merrja pjesë.

Të kundërtën do ta quaja amorale për mua, njër akt sa të turpshëm aq edhe joligjor, një akt injorimi, një akt “ngulje thike pas shpine” ndaj asamblesë të akademisë të shkencave.

Mendoj se edhe pjesëmarrja në atë grup pune e kryetarit të akademisë të shkencave, profesor Myzafer Korkuti, është një gabim i rëndë i tij.

Më parë atij i duhej të merrte vendimin e asamblesë, në kuadrin e procesit të tanishëm të reformimit, pasi kanë dalë platforma të reja reformimi brenda asamblesë, të votinte qendrimin dhe pozicionin e asamblesë për strategjitë e reformës, dhe vetëm pastaj mund të paraqitej në emër të akademisë të shkencave në atë grup pune. Ose përndryshe, të japi dorëheqjen nga posti i kryetarit dhe të bëjë pastaj çfarë të dojë në atë grup pune duke paraqitur veten e tij thjesht si një mendim personal.

Por, të dyja jo, nuk mund t’i bëjë dot. Edhe ekspert për reformimin e akademisë edhe kryetar i akademisë!!!

Unë kam të gjitha aarsyet të dyshoj se bllokimi që po u bëhet prej muajsh veprimtarive thelbësore të akademisë të shkencave dhe të asamblesë është krejt i qëllimshëm. Nga njera anë rrënohet krejt institucioni, dhe nga ana tjetër i hapet rruga cdo gjoja reforme sovjetike me pretekstin se ja : akademia është në kolaps.

Po, akademia është në kolaps. Por, atë e kanë sjell në atë gjendje në mënyrë të ndërgjegjshme ata që e kanë pasur për detyrë ta ngrenë lart.

Kam fakte që veprimtaria e asamblesë po bllokohet me qëllim. Paraqiten platforma nga akademikë për reformimin e akademisë, bllokohen dhe censurohen nga kryesia. Kërkohen mbledhje të asamblesë për të shqyrtuar dhe analizuar gjendjen, por pengohen nga kryesia. Në vend t’u japi përgjigje brenda institucionit problemeve që ngrihen, kryetari akademisë jep përgjigje në media !!!

Sabotohen mbledhje për analiza për botimet e akademisë, konkretisht për revistën e saj, kërkohen zyrtarisht auditime nga antarë të asamblesë dhe askush nuk përgjigjet, kërkohen të ndryshohet platforma sovjetike e akademisë të shkencave dhe kryesia bën veshin e shurdhër.

Kjo është gjendja e kërkimit shkencor, kjo është e ardhmja e zymtë që po i përgatisin kërkimit shkencor në Shqipëri, kjo është frika ime se akademia e modelit sovjetik do të na propozohet pikërisht nga ata që janë përgjegjës për gjendjen e rëndë ku ndodhet shkenca në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here