Rriten frikshëm temperaturat, datat 3-4 gusht më të nxehtat

0
283
Temperaturat e larta që mbizotërojnë në vendin tonë këto ditë kanë shtuar mundësitë e rënies së zjarreve në pyje. Nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave rritet probabiliteti që këto shkëndija të fillojnë nga dita e nesërme.
Sipas buletinit të institutit me konkretisht nesër rreziku për zjarre në pyje do jetë mjaft i lartë kryesisht në zonën perëndimore të Shqipërisë, ku një pjesë e madhe e rretheve do jetë në nivelin “I LARTË” ose “MESATAR” të rrezikut.
Pjesa lindore në përgjithësi pritet të jetë nënë nivelin “I ULËT ”. Te enjten rreziku pritet të rritet ndjeshëm. Niveli “MESATAR” i rrezikut shtrihet deri thellë në lindje. Numri i rretheve me rrezik “I LARTË” shtohet. Të premten rreziku lehtësohet relativisht, megjithëse mbetet në vlera “MESATARE” në pothuajse të gjithë rrethet e Shqipërisë.
Rreziku pritet të zgjerojë shtrirjen nga pjesa perëndimore dhe jugore e vendit. Parashikimet e këtij instituti flasin edhe për qytete dhe krahina konkrete ku ka rrezikshmëri. Tre zonat me rrezikshmëri më të lartë në vend pritet të jenë: -zona kufitare e rretheve Lezhë–Mirditë–Shkodër–Pukë. Zona kufitare e rretheve:Tiranë–Kavajë–Peqin–Lushnjë; Zona kufitare e rretheve Fier –Mallakastër–Berat-Tepelenë–Vlorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here