Shefi femër apo mashkull, cili është më i mirë?

0
211

Na pëlqen ta pranojmë apo jo, gjendja jonë shpirtërore shpesh varet nga humori i atij apo asaj, që na drejton në pune. Mund të ngrihesh me një gjendje shumë të mirë në mëngjes, por sapo shkel në punë, dita të vështirësohet nga njeriu që ke mbi kokë, të paktën për 8 orë. Dhe ata që e kanë provuar mund të thonë se, edhe ajo çfarë ka mbetur nga dita vështirë të mos infektohet nga humori i personit, që zakonisht e quajmë shef apo shefe. Por kush është shef më i mirë, një burrë apo një grua?

“Mendoj se më mirë është një femër, sepse meshkujt janë të korruptuar. Ndërsa femrat janë shumë të pastra në ndërgjegjen e tyre”, shprehet një i moshuar. “Mendoj se një mashkull, sepse ata janë si të them më të drejtë. Nuk i mendojnë gjërat në të gjitha aspektet, por thjesht ashtu siç i shohin, ashtu i bëjnë. Ata janë edhe më të drejtpërdrejtë. Ndërsa femrat e bëjnë punën e vetë duke menduar edhe për shumë gjëra të tjera njëkohësisht, por edhe duke iu futur më në detaje, të cilat ndoshta janë të panevojshme ndonjëherë”, shprehet një vajzë.

“Padyshim që një femër është më e mirë… Kjo edhe sepse janë më të komunikueshme dhe më e kuptueshme… Sepse është e zonja dhe është e aftë për çdo gjë…”, vijojnë opinionet e marra, në favor të femrave.

“Më mirë një mashkull, sepse marrëdhëniet janë më ndryshe nga ç’mund të jenë me një femër. Shpesh është më konkret dhe më i tolerueshëm”, thotë një grua. “Për kohën që ka ardhur, sikur të jetë një shefe femër është më mirë. Kjo vetëm për karakterin dhe thjeshtësinë”, shprehet një tjetër burrë në moshë.

“Një mashkull, sepse femrat janë më të egra”, thotë një tjetër burrë. Më së shumti meshkujt pëlqejnë shefet femra, ndërsa femrat një shef mashkull. Rezultate që në fakt nuk të habisin, nëse njihesh me studimet e shumta për këtë temë.

Mjafton të thuhet se, në 60 vitet e fundit qe Gallup ka bërë një sondazh për këtë çështje, femrat kurrë s’kanë preferuar një shefe femër. Të gjithë përpiqemi të gjejmë punën e ëndrrave, por këto studime të çojnë natyrshëm në një tjetër pyetje: kush ka më rëndësi, puna apo shefi?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here