Spitali Psikiatrik i Elbasanit: Kabashi vuan nga skizofrenia. E kuruam dhe e kthyem në banesë

0
177

Arben Kabashi nga Xhafzotaj i Durresit, 46 vjecar i sëmurë skicofren është vënë sot në qendër të vëmendjes të medias pasi kreu një akt të rëndë duke rrëmbyer kushërirën e mitur e kërcënuar atë me thikë. Pas episodit News24 e BalkanWeb mësojne se, 46 vjeçari Arben Kabashi është kuruar dy herë në spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Hera e fundit ishte para një muaji ku Kabashi është kuruar në këtë spital dhe pasi është rehabilituar është rikthyer në banesën e tij, me diagnozën skizofreni. Burime spitalore bëjnë të ditur se “hera e fundit që Arbeni është kuruar në spitalin psikiatrik ka qenë fillimi i muajit korrik. Kur mbërrin në spital ai paraqitet në një situatë shumë të rënduar skizofrenie, saqë edhe mjekimin e merr në prani të efektivit të Policisë, tre ditët e para të mjekimit, pasi në çdo moment është i acaruar. Po sipas burimeve të brendshme të këtij spitali mësohet se Kabashi qëndroi në spital deri sa mori terapinë e duhur, dhe më pas largohet në banesë për të vijuar terapinë me medikamente në shtëpi. Mësohet se herën e dytë që është shtruar ai është rehabilituar, pasi ka marrë terapinë mjekësore si edhe atë të psikologut, Kabashi me kërkesë të familjarëve të tij është larguar nga spitali”. Por sipas stafit mjekësor të spitalit Psikiatrik të Elbasanit i vetmi problem me këta të sëmurë kronikë, është se nuk marrin rregullisht medikamentet në shtëpi, ndaj dhe situata e tyre agravohet dhe herë pas here ato acarohen. Madje burime të këtij spitali bëjnë me dije se pas marrjes së terapisë dhe rehabilitimit në spitalin psikiatrik, të sëmurët duhet të vijojnë vizitat tek mjeku psikiatër në rrethin përkatës që ai është. Por siç duket edhe në rastin Kabashi kjo gjë nuk ndodh. “Është mjeku psikiatër i rrethit ai që vijon me ecurinë e të sëmurit, shikon gjendjen e tij dhe sipas saj jep edhe kurën e duhur”, shprehen mjekët. Ato pohojnë ndër të tjera se Kabashi pasi ka dalë me kërkesë të familjarëve nga spitali ka qenë i rehabilituar dhe në gjendje të qetë, duke mos shfaqur shenja skizofrenie. Në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit kurohen dhe dalin 400 pacientë në vit të rehabilituar, por që kujdesi më pas duhet të vijojë duke pirë me rregull ilaçet si edhe kontrollet e vazhdueshme tek psikiatri në rrethin ku edhe i sëmuri ndodhet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here