Kështu duken shtëpitë e zakonshme nëpër vende të ndryshme të botës

0
181

Shpeshherë shohim shtëpi të mahnitshme dhe interierë fantastikë nëpër filma apo nëpër revista të ndryshme , gjë që na bën ta admirojmë dizajnin dhe kryeveprat arkitekturale.

Falë medias masive, ne ia kemi haberin se si dukeni vendstrehimet e njerëzve nëpër vende të ndryshme të botës.

Sidoqoftë, kur i shohim se si duken ato në të vërtetë, ne do të befasohemi se çfarë ndryshimi ka realiteti me atë që e shohim në ekran.

Japoni

Tokio është ndër qytetet më të shtrenjta dhe më të populluara në botë. Kjo është arsyeja se përse vetëm personat e pasur mund t’i përballojnë çmimet e larta për të blerë një shtëpi me shumë hapësirë, përderisa shumica e japonezëve jetojnë në apartamente të vogla.

Dhoma e vetme në apartament përdoret si dhomë e fjetjes, dhomë e ndejës etj. Në kënd mund ta shihni frigoriferin dhe e vetmja mënyrë për të dalë në ballkon është të ngjiteni përmbi shtrat.

1

Spanjë

Shumica e apartamenteve spanjolle kanë mure të bardha dhe dysheme nga guri. Këto elemente të interierit i ndihmojnë njerëzve t’i mbijetojnë muajt e nxehtë të verës. Sidoqoftë, përderisa nuk është e zakonshme që një shtëpi spanjolle të jetë e pajisur me nxehje qendrore, apartamenti mund të jetë shumë i ftohët në dimër.

2

Suedi

Ndër karakteristikat më të dallueshme të suedezëve është përdorimi i mençur i hapësirës së bodrumit. Njerëzit zakonisht i përdorin ato për t’i lënë biçikletat, për të krijuar një dhomë të pastrimit të rrobave, apo edhe ta transformojnë atë në palestër.

3

Australi

Australianët janë të njohur si popull që jetojnë në shtëpitë e tyre, por një numër në rritje i banorëve (rreth 30 për qind e popullatës) kanë vendosur të jetojnë në blloqe të apartamenteve.

Sidoqoftë, shumica e australianëve jetojnë në shtëpi të mëdha me tri dhoma të fjetjes. Madhësia mesatare e një shtëpie në këtë shtet është rreth 80 – 120 metra katrorë. Përveç dhomave të fjetjes, shtëpitë e australianëve përmbajnë edhe një dhomë të ndejës, kuzhinë, tualet, garazh etj. 4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here