Tritan Shehu: Super-pagat, duhet të stimulojmë edhe mjekët

0
164

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu, i cilësoi politika të limituara, që nuk mund të krijojnë zhvillim dhe begati për shqiptarët projektin për superpagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kuadër të reformës në drejtësi.

Në një reagim në profilin e tij në “FB”, ai shprehet dakord me rritjen, por një gjë e tillë nuk mund të vlejë vetëm për sistemin e drejtësisë. “Absurditeti e regresiviteti i pagave tek ne. Jam krejt dakord që domosdoshmërish duhet të jenë të larta, në fakt edhe sa janë parashikuar, janë më të ulëta se mesatarja europiane. Jam dakord gjithashtu se pagat e niveleve të tilla të përshtatshme janë stimuluese dhe deri në një masë, parandaluese të korrupsionit. Por kjo e vërtetë nuk është vetëm për sektorin e drejtësisë. Po një mjek që operon për orë e orë të tera, që shpëton jetë njerëzish, për të cilin nuk ka qetësi as natën, a nuk e ka të drejtën për t’u paguar në mënyrë dinjitoze?!”, shkruan z.Shehu. Ai vazhdon më tej: “A nuk duhet që edhe mjeku të stimulohet nëpërmjet pagave? Flasim për korrupsion midis mjekëve, a mund të zhduket ky me pagat ekzistuese për ata? Dhe këtu flasim për pjesë të sektorit publik, ku shoqëria nuk mund të ndahet në grupime të kaq diferencuara. E njëjta gjë është edhe për sektorët e tjerë, për universitetet, arsimin, policinë, administratën etj., që prej 4 vitesh nuk kanë asnjë rritje page. Unë nuk besoj se të tilla politika të limituara do të krijojnë zhvillim dhe begati për shqiptarët, me duken zgjidhje artificiale. Shqipëria ka nevojë për politika zhvilluese liberale globale. Qeverisja aktuale edhe për filozofinë e saj nuk i realizon”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here