Seksi, jo i mire? Ja se kush i pati fajet!

0
283

Ndonjëherë ndodh që marrëdhëniet seksuale në çift të mos jenë të përkryera, duke e bërë kështu njërën palë apo të dytë, të pakënaqur nga jeta seksuale. Është e rëndësishme që në këto raste, kur ju nuk mund të arrini orgazëm, të mos e fajësoni partnerin tuaj por të përpiqeni që ta zgjidhni problemin në mënyrë të përbashkët. Më poshtë keni disa arsye për shkak të të cilave zakonisht vjen deri te pakënaqësia nga seksi.

1. E tejkaloni paralojën Seksi bëhet i mirë kur të dy partnerët janë të eksituar dhe të koncentruar në njëri-tjetrin. Paraloja është mënyra e vetme që ju bën ta arrini atë, pasi që e rrit eksitimin dhe dëshirën, duke e përgatitur trupin për seks

2. Nuk jeni mjaftueshëm e/i qartë Është më mirë në qoftë se në mënyrë të qartë tregoni se çfarë dëshironi nga partneri juaj. Ndoshta ai/ajo dëshiron t’ju bëjë të ndiheni mirë, por nuk di si ta bëjë atë. Tregoni haptazi se çfarë ju pëlqen e çfarë jo.

3. Nuk jeni pozitivë Kritikat nuk janë aspak seksi, prandaj përdorni vetëm stimuj pozitivë që ta fitoni atë që e dëshironi gjatë seksit.

4. Ia lëshoni situatën në duar atij  Shumica e femrave presin kënaqësi nga partneri i tyre, duke mos ndërmarrë iniciativë gjatë marrëdhënieve seksuale. Mirëpo, duhet ta keni në mend se partneri juaj nuk mund t’ua lexojë mendimet dhe as t’ju bëjë që të kënaqeni pa pjesëmarrjen tuaj.

5. Nuk i shqyrtoni të gjitha mundësitë Mos u frikoni nga eksperimentet.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme për ta përmirësuar jetën tuaj seksuale, prandaj mos hezitoni dhe shtoni lojëra apo pozita të reja në dhomën tuaj të gjumit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here