Një numër ekzekutimesh me vdekje, të dhëna kohët e fundit në ShBA kanë rikthyer debatin mbi injektimin vdekjeprurës dhe natyrën antinjerëzore të tij, krahasuar me metoda të tjera të përdorura për të burgosurit e dënuar me vdekje. Në janar, kur shteti i Ohajos përdori një “koktejl” të ri drogërash për të ekzekutuar përdhunuesin dhe vrasësin e dënuar, Dennis McGuire, ai u përpëlit në mënyrë të përsëritur dhe iu deshën më tepër se 25 minuta për të vdekur. Ditë më parë, Oklahoma ekzekutoi Michael Lee Wilson, vrasësin e dënuar me vdekje, fjalët e fundit të të cilit ishin: “E ndiej gjithë trupin të më digjet.” Po ta lëmë mënjanë çështjen nëse dënimi me vdekje në vetvete është antinjerëzor, dikush mund të mendojë se shkenca mund të përdoret për të ndihmuar në shpikjen e një metode ekzekutimi që e kursen të dënuarin nga vuajtja e gjilpërave. Ka shumë shembuj historikë shkencëtarësh të cilët kanë ofruar ekspertizën e tyre në ekzekutime. Në fund të shekullit të 19-të, kërkuesit në Shtetet e Bashkuara krijuan karrigen elektrike si një alternativë më njerëzore ndaj varjeve publike. Pavarësisht përpjekjeve, ekzekutimet duke përdorur karrigen ishin groteske. “Kokërdhokët e syve të të dënuarit ndonjëherë dilnin dhe qëndroni mbi faqet e tij. Shpesh, ai urinonte, defekonte dhe villte gjak. Trupi bëhej i kuq me rritjen e temepraturës dhe lëkura e tij rrudhosej. Ndonjëherë i burgosuri mbulohej nga flakët. “
Ekspertët mbajnë distancë
Një shekull më parë, dy mjekë francezë kishin krijuar gijotinën, e cila do të ishte një makinë jo e dhimbshme dhe eficiente për ekzekutim. Sot, mjekët udhëhiqen nga betimi i Hipokratit, i cili i ndalon ata të marrin pjesë nga dëmtimi i qëllimshëm i të tjerëve. Kur injeksioni vdekjeprurës erdhi në jetë, në vitin 1977, komuniteti mjekësor ruajti distancën. Një profesor i drejtësisë në Universitetin Fordham që ka marrë pjesë në testimin e rasteve me injeksion vdekjeprurës thotë se ndërhyrja në protokollin e tre drogërave përdorte injektimin. Ai shton se nuk bëhej ndonjë testim mjekësor për kombinimin e drogërave, se nuk kishte ndonjë shkencë pas kësaj. Tani, në disa vende, sasia e pakët e drogërave kritike i kanë nxitur departamentet të gjejnë alternativa të reja të patestuara ende. Megjithëse shkenca mund të ndihmojnë në zhvillimin e një metode më njerëzore të vrasjes, ata me ekspertizën e përshtatshme mund të mos përfishen.
Metodat e ekzekutimit të përdorura në periudha të ndryshme historike
Injeksioni vdekjeprurës
Deri në vitin 2010, shumica e vendeve përdornin kombinimin e tre drogërave: një anestezik, një agjent paralitik për të paralizuar sistemin muskulor dhe një drogë për të ndaluar punën e zemrës. Së fundmi, kompanitë farmaceutike evropiane kanë refuzuar shitjen e drogërave për injektim vdekjeprurës në ShBA, duke u kërkuar shteteve të gjejnë alternativa të reja të papërdorura.
Dhoma e gazit
Dhomat e gazit u përdorën për herë të parë në ShBA në vitin 1924. Në këtë procedurë, një njeri lidhet brenda dhomës, e cila më pas mbushet me gaz toksik hidrogjen cianidi. Mungesa e oksigjenit shpie direkt në vdekje, por i dënuari nuk e humbet ndërgjegjen menjëherë.
Karrigia elektrike
Karrigia e parë elektrike u përdor në vitin 1890. Elektrodat e lidhura në trupin e të dënuarit përcjellin rrymë elektrike.
Varja
Varja përdorej si një metodë primare e ekzekutimit në ShBA, deri në shpikjen e karriges elektrike. Vdekja shkaktohet në mënyrë tipike nga shkëputja e vertebrave ose asfiksimi, por në rastet kur litari është shumë i gajtë, të dënuarit mund t’i pritet koka. Nëse është shumë e shkurtër, atij i duhen më tepër se 45 minuta për të vdekur.
Toga e zjarrit
Kjo metodë ekzekutimi e stilit të vjetër të Perëndimit daton që prej kohës kur u shpikën armët e zjarrit. Në një skenar tipik në ShBA, i dënuari lidhet në një karrige. 5 njerëz me maska, anonimë, qëndrojnë 6 metra larg dhe drejtojnë pushkën në drejtim të zemrës dhe qëllojnë.
Gijotina
E shpikur në Francë në fund të shekullit 18 gjatë Revolucionit Francez, gijotina u krijua si një mënyrë praktike ekzekutimi. Ajo e priste kokën më shpejt dhe më me efektivitet sesa një shpatë.
Kryqëzimi
Kjo metodë daton në shekullin e 6-të para Krishtit, e cila përdoret ende në shtetin e Sudanit. Një person lidhet dhe gozhdohet në kryq dhe pret për t’u varur. Vdekja është e ngadaltë dhe e dhimbshme dhe zgjat disa orë deri në disa ditë.
Gjuajtja me gurë
Kjo metodë antike e ekzekutimit vazhdon të jetë një dënim për tradhëtinë bashkëshortore edhe sot.
Shtypja nga një elefant
Kjo ishte e zakonshme për shumë shekuj në Azinë e jugut dhe juglindore. Një elefant do ta shtypte dhe shqyente të dënuarin për tradhti.