Reperi Majk ishte një ndër artistët shqiptarë që kishte një lidhje të qëndrueshme dashurie për disa vite.
Kjo lidhje përfundoj kohë më parë, kur edhe ai publikoj këngë të shumta rreth dashurisë e që në shumë raste janë përfolur si dedikime.
Ndërsa tani Majk është në lidhje me vajzën nga Prishtina Majlinda Zeka. Vajza në fjalë nuk është modele, këngëtare apo aktore por sigurisht është një ndër femrat më seksi në Prishtinë.
Majlind njihet për linjat e saj perfekte të trupit që i kanë mundësuar të jetë edhe emër i lakuar për shumë njerëz dhe të jetë një vajzë shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo gjithashtu njihet për përdorim të tepërt të ‘filterave’ në fotografitë e saj të publikuara gjatë gjithë kohës.
Kurse këta të fundit gjatë ditës së sotme kanë publikuar fotografi të tyre në të cilën shihen këmbët e dyshes apo thënë më mirë atletet e tyre, e po shikove mirë në fotografi të publikuara më parë vërehet se janë po të njëjtin person.
Dyshja madje kanë ‘Follow’ njëri tjetrin në rrjetin social Instagram.