31 gushti është afati i fundit që përcakton edhe përfundimin e procedurës së aplikimit për leje ndërtimi dorazi. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Zhvillimit Urban nga 1 shtatori çdo aplikim për leje ndërtimi, leje zhvillimore, apo deklaratë paraprake për kryerje punimesh do të kryhet online. Me këtë shmangen rradhët e gjata, sorollatjet dhe mundësitë për korrupsion.
Qytetarët, bizneset apo profesionistët në fushën e ndërtimit tani do t’i drejtohen portalit “e-Albania”, ku nis dhe përfundon e gjithë procedura. Procedura është e thjeshtë për ata që kanë akses në interet. “Kjo platformë elektronike thjeshton procedurat e aplikimit për leje, rrit transparencën dhe lehtëson praktikat e komunikimit të qytetarit me adinistratën shtetërore”, ka bërë të ditur Ministria e Shërbimit Urban. Aplikimi bëhet duke hyrë online në portalin e-Albania, zgjidhet opsioni e-shërbime. Në tabelën që del duhen futur të dhënat personale si dhe dokumentacioni shoqërues. Dosja e plotë shkon në bashki ku nis shqyrtimi. Qytetari do të informohet nga fillimi në fund. Tani afati i marrjes së lejes nuk është më 60 ditë por 45 ditë.
Miratimi i bashkisë do të jetë i nevojshëm në të gjithë rastet kur qytetarët duan të kryejnë cfarëdo lloj punimi në banesën e tyre.
Aplikimi
Aplikimi për leje bëhet online në portalin “e-Albania”
Aplikuesi plotëson hap pas hapi të dhënat e kërkuara:
-llojin e kërkesës që paraqet (p.sh leje ndërtimi, etj)lLlojin e katëgrisë së ndërtimit (standarte, apo kompleks)
-nëse është procedurë e përshpejtuar
-të dhënat e pronës ku ndërtohet
Sistemi do të lidhet dhe marrë automatikisht të dhënatnga regjistrat e gjendjes civile, QKR dhe QKL dhe sapo të jetë e mundur dhe nga ZRPP
Dokumentacioni i nevojshëm për shqyrtimin e kërkesës do të ngarkohet online nga aplikuesi pasi të jetë nënshkruar nga personat përkatës elektronikisht, bashkë me një dekaratë të vetë aplikuesit për vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumentit të ngarkuar në sistem.
Gjatë gjithë procesit aplikuesi do të njoftohet me e-mail, lidhur me statusin e aplikimit të tij
Pasi është shqyrtuar kërkesa bashkë me raportin I drejtohen për mendim kryetari të bashkisë. Përgjigja positive e mundëson qytetarin të vijojë rocesin me agesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Pas vërtetimit të pagesës sistemi gjeneron vendimin përkatës të nënshkruar me firmë elektronike të nënshkruar nga kryetari I bashkisë dhe vendimi I dërgohet aplikuesit në llogarinë e tij personalenë portalin “e-Albania” dhe njoftohet me e-mail.
Dokumentet për pajisjen me leje ndërtimi
Kërkesa për leje ndërtimi
Dokumente që vërtetojnë të drejtën pasurore të pronës, përfshirë marrëveshjet mes pronarëve dhe hvilluesit ose dhe të tretëve.
Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese
Projekti I ndërtimit dhe relacioni përkatës
Grafiku araprak I punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve
Preventive
Deklarata e projektuesit të liçensuar
lejet, licensat autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në batim të legjislacionit të posaçëm.
Mandatepagesën e tarifës së aplikimit
Kopje e policës së sigurimit të projektuesve për mbulimin e përgjegjësive profesionale.