Imami: ‘Një xhami e Prishtinës vatër prostitucioni dhe droge’

0
263

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot ka mbajtur takimin përmbyllës me forumet lokale të sigurisë në Prishtinë.

Gjatë takimit, përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës Idriz Gjigolli, ka thënë para të pranishmëve se në një xhami të Kryeqytetit po ushtrohet prostitucioni dhe është bërë vatër e drogës. Ai nuk ka treguar se për cilën xhami bëhet fjalë, vetëm ka thënë se xhamia është duke u rinovuar. Këtë deklaratë të Gjigollit e ka pohuar edhe Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës. Ai ka thënë se kanë marrë telefonata dhe se aty kanë hasur në raste te narkomanëve dhe prostitucionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here