Bilanci i viktimave të tërmetit në Itali vazhdon të rritet.
Mediat vendase raportojnë se deri më tnai numërohen 120 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur dhe të zhdukur.
Nuk dihet me saktësi nëse mes viktimave ka edhe shtetas shqiptarë. Më herët gjatë ditë Ministria Jashtme tha se janë 5 shqiptarë të plagosur.
Në mesditë u ndjenë lëkundje edhe në kryeqytetin Romë, duke përhapur panik te qytetarët.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar për një 30-vjeçar nga Fieri në mesin e viktimave, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.2 dhe thellësi 4 km ishte zona e Accumolit.
Autoritetet shqiptare kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për viktimat në Itali.