Në ditën e tretë të Kampingut të LRI-së në Jalë, pjesëmarrësit kanë bashkëbiseduar me drejtorin e fondacionit Fridrish Ebert në Shqipëri dhe deputetin e Partisë Sociali Demokrate të Suedisë Adnan Dibrani. Thirrja e tyre ndaj të rinjve, ishte angazhim për të ndërtuar një komunitet më të mirë në vendlindjen e tyre, me besimin se një e ardhme e sigurt nuk duhet të kërkohet vetëm jashtë kufijve të vendit.
Një leksion mbi demokracinë kanë marrë të rinjtë e LRI-së në ditën e tretë të Akademisë Politike që po zhvillohet në Jalë. I ftuar për diksutim ka qenë drejtori i Fondacionit Fridrish Ebert ne Shqipëri, Frank Hantke I cili ftoi të rinjtë të punojnë çdo ditë për një jetë më të mirë të komunitetit të tyre, pasi demokracia sipas tij, është pjesë e jetës së përditshme.
“Nuk mund të flasim për socialdemokracinë pa folur së pari për demokracinë. Po çfarë është demokracia për ne? Demokracia nuk është vetëm një model që jepet nga disa liderë të ndryshëm apo nga disa ekspertë. Demokracia është diçka që ne bëjmë pjesë nëse vërtetë funksionon. Demokracia është pjesë e jetës së përditshme nuk është vetëm një libër i mbushur me rregulla. Demokracia është me tepër se kaq”, – tha drejtori i Fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shqipëri.
Ndërsa, deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë, z. Adnan
Dibrani, ftoi të rinjtë të bësojnë se një të ardhme të sigurt mund ta arrijnë në vendin e tyre, dhe jo vetëm duke u larguar nga Shqipëria.
Gajtë ditëve të zhvillimit të Akademisë Politike, të rinjtë e LRI-së kanë mundur të bashkëbisedojnë me figura të njohura të politikës, jo vetëm shqiptare.