Të përndjekurit, kategoritë që do marrin 7 milionë USD

0
153

Pavarësisht ritmit të pagesave, dhjetori do të shënojë zerimin e fondit vjetor, që është vënë në dispozicion për dëmshpërblimin e ish­të përndjekurve. Zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, konfirmon se brenda këtij viti do të bëhet e mundur shpërndarja e pjesës së mbetur nga fondi 2 miliardë lekë, thënë ndryshe 20 milionë dollarë.

Duke e vënë theksin në pagesat e kryera ndër vite, zv.ministrja vë në dukje se përgjatë dy viteve të fundit, të dënuarit që jetojnë kanë mundur të marrin dyfishin e parave, kjo në raport me atë që është ndarë në periudhën 2009­ 2013. “Nga viti 2009 në vitin 2013, Qeveria demokratike ka paguar për të përndjekurit e gjallë rreth 1,47 miliardë lekë. Ndërsa vetëm gjatë vitit 2014­2015, Qeveria socialiste ka paguar për kategorinë parësore 2.84 miliardë lekë. Pra kemi paguar 2 herë më shumë për 2 vjet, krahasuar me atë që qeveria e mëparshme pagoi për këtë kategori në 4 vjet. Fondi total i akorduar për vitin 2015 ishte 2 miliardë dhe është realizuar 100%. Fondi për vitin 2016 është parashikuar po 2 miliardë lekë dhe shpresojmë në shpërndarjen e plotë të tij deri në fund të vitit 2016”, tha Beqiraj. Ajo që ka nxitur përshpejtimin e pagesave ka qenë pikërisht skema e re, e cila ka favorizuar ish­të përndjekurit që janë gjallë. Për këta të fundit është adresuar 70% e fondit të përvitshëm. “Qeveria Rama e kishte një nga prioritetet bazë dëmshpërblimin e tyre dhe për këtë qëllim, në vitin 2014 dhe 2015, ndërmori ndryshime të rëndësishme ligjore, të cilat prioritizonin kategorinë e të përndjekurve parësorë nga kategoria e trashëgimtarëve, por dhe përshpejtonin pagesat e kësteve për të përndjekurit”, pohon më tej zv.ministrja e Financave.

FONDI

Rreth 7 milionë dollarë mësohet të jetë fondi i mbetur për dëmshpërblimin e kategorisë parësore, që pritet të ndahet brenda këtij 6­mujori të dytë. Duke qenë se ende nuk është mbyllur kësti i 6­të për rreth 2400 të dënuar që jetojnë, do të vijohet me këtë pagesë. Sipas formulës zyrtare, të parët që do të marrin dëmshpërblimin do të jenë të dënuarat gra dhe ata që janë në moshë mbi 75 vjeç. Për të vijuar me ata që vuajnë nga sëmundje të rënda, që kanë fëmijë në moshë të mitur, si edhe ata që janë në moshë nën 65 vjeç. Pjesë e listës së përfituesve janë edhe ata të përndjekur që nuk jetojnë, por kanë lënë trashëgimtarë në moshë jomadhore. Edhe pse u tha se në shtator do të fillonte kësti i shtatë, mundësitë janë që kjo të mos ndodhë. Fondi i mbetur është i pamjaftueshëm për lëvrimin e pagesës së shtatë, e cila, sipas gjasave, do të nisë të kryhet vitin e ardhshëm buxhetor. TRASHËGIMTARËT Ndërkohë, paralelisht do të vijohet me dëmshpërblimin e trashëgimtarëve. Për këta të fundit nuk ka një rend përparësie. Rregulli që udhëheq procesin për ta është radha e pagesave. Pra, ai që ka marrë këstin e parë do të jetë në radhë të parë për të përfituar këstin e dytë, e kështu me radhë. Fondi i limituar që është adresuar edhe këtë vit për këtë kategori, e bën të pamundur çeljen e këstit të tretë brenda këtij viti.panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here