Gjosha: Shqipëria është gati të kërkojë nga KE çeljen e negociatave

0
202

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaroi të enjten se “Shqipëria është gati që të kërkojë nga Komisioni Europian çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Në një intervistë për “News24”, Gjosha tha se “vendi ynë ka dorëzuar sot kontributin në procesin e integrimit, ndërsa në vjeshtë pritet edhe raporti i KE-së”.

Ministrja Gjosha tha se dy arritjet kryesore në raport janë miratimi i reformës në Drejtësi dhe ligji i Vettingut. “Shqipëria gati të kërkojë nga KE çeljen e negociatave. Çelja e negociatave vjen pas miratimit të ligjit për “Vettingun”. Reforma në Drejtësi dhe “Vettingu” janë dy arritjet në raport”, tha ministrja Klajda Gjosha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here