Burg administratorit të Pultit, u kap me drogë në banesë por mohon autorësinë

0
197

Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për administratorin e njësisë administrative Pult në zonën e Dukagjinit, në një seancë e cila u ndoq nga miq dhe të afërm të tij. Tom Marku akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Përpara togave të zeza Marku nuk ka pranuar autorësinë armëmbajtjes pa leje. Avokati i tij Bujar Hoti, tha se arma “Shogun” është me leje dhe është në emër të vëllait të Tom Markut.

Njëherësh ai mohoi që lënda narkotike t’i përkasë atij. Banesa ku policia gjeti kanabisin është e braktisur prej vitesh.

Tom Marku u arrestua më 30 gusht pasi në banesën e tij u gjet 1 kg e 303 gr lëndë narkotike si dhe një armë gjahu Shotgan me 6 fishekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here