Rruga Tiranë-Elbasan përmbytet pas shiut, Boçi: “Pilafi s’mban më ujë, por rruga po” (Foto)

0
215

Këto janë pamjet e rrugës Tiranë-Elbasan pas shiut të rënë këtë të enjte. Deputeti i PD-së Luciano Boçi ka denoncuar degradimin e saj. Në fotot e postuara prej tij tregohet sesi pas shiut rruga është e mbuluar plotësisht nga uji.

“Mos u habisni! Janë pamje nga rruga Tiranë-Elbasan sot, afër Mulletit. E kanë degraduar aq shumë prej tre vitesh, sa një rrebesh shiu e kthen në kënetë! “Nuk mban ujë pilafi”-thonë në Elbasan, për të treguar sosjen e durimit. Por na “mbaka ujë rruga” ama, për të na treguar që tallja e kësaj qeverisje me elbasanasit e qytetarët nuk paska të sosur!!!!!” – shkruan Boçi.

 

14225486_1787880428122469_3351032453800436366_n

14184373_1787880491455796_8311551765597688609_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here