Zjarr në pyjet me pisha në Bashkinë Ura Vajgurore kthejnë gjithçka në hi

0
169

Një zjarr ka rënë në orët e para të mbrëmjes së djeshme në pyllin me pisha në lagjen “Guri i Bardhë” në Bashkinë Ura Vajgurore.

Zjarri është shfaqur pranë guroreve më pas duke u favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi në masivin me pisha në kodrën e lagjes.

Reparti për mbrojtjen kundër zjarit është njoftuar nga banorë të zonës dhe menjëherë është nisur skuadra në vendin e ngjarjes.

Terreni tepër i vështirë favorizuar nga era, ka bërë që flakët të përfshijnë më shumë se 4 ha me pisha .

Shefi i skuadrës së zjarfikëses Artan Merko ka pohuar se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej katër ha, ku përveç shkureve janë djegur edhe pisha.

 “Ne kemi detyrë të stabilizojmë gjendjen, ndërsa përsa i përket shkakut tashmë është detyrë e ekspertëve,” ka pohuar Merko.

Nuk është hera e parë që masivet me pisha pranë guroreve përfshihen nga zjarri që mendohet se vihet qëllimisht për hapjen e tokave të reja nga guroret, ndërsa asnjë autor nuk është vënë në pranga, qindra ha pisha janë kthyer në hi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here