Forcat RENEA kanë shkuar nga Tirana në Torovicë të Lezhës, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH Ardian Kodra 50 vjeç.
Polici u qëllua me kallashnikov nga David Qosja, person me probleme mendore.
Autori ndodhet brenda banesës, i rrethuar nga forcat e policisë dhe nuk pranon që të dorëzohet. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.
Ngjarja nisi kur autori qëlloi me armë në ajër dhe policia mbërriti për ta neutralizuar. David Qosja menjëherë qëlloi në drejtim të forcave të FNSH, duke lënë të vdekur efektivin Ardian Kodra.
Policia e Lezhes po përpiqet të neutralizojë një të sëmurë mendor, i cili gjatë të shëntave me armë drejt tyre, ka vrarë një efektiv të Forcave të Ndërhyjes së Shpejtë. Ngjarja është regjistruar në Torovicë. Sipas të dhënave paraprake, aktualisht David Qosja, është mbyllur brenda banesës, ndërsa qëllon me automatik në drejtim të forcave të policisë. Nga të shtënat me armë, për pasojë mbeti i plagosur rëndë efektivi i policisë, 50-vjeçari Ardian Kodra, i cili humbi jeten teksa po dërgohej me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, Qosja njihet si person me probleme mendore. “David Qosja, po qëllon me automatik në ajër. Ai njihet si person me probleme mendore”, citojnë burime nga policia. Bëhet e ditur se Qosja ka qëlluar si fillim në ajër, dhe pasi është futur në banesë, ka qëlluar drejt policisë, ndërsa ai nuk pranon të dalë prej aty. Për rreth 20 minuta, sipas dëshmisë së banorëve për ‘News24’ ka pasur shkëmbim zjarri mes agresorit dhe forcave policore, duke shkaktuar terror në Torrovicë. Burime zyrtare pohojnë se në vendngjarje kanë shkuar për ndihmë edhe grupe të FNSH nga Shkodra, pjesë e të cilit ishte edhe efektivi që mbeti i vrarë. Ndërkohë, priten përforcime nga Tirana edhe nga dy grupe të RENEA-s. Për të mbikëqyrur nga afër operacionin e kapjes së autorit, në vendngjarje kanë mbërritur dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe drejtori për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato.