Pak minuta më parë ka nisur seanca gjyqësore për vjedhje e bankës në ish- Bllok. Një prej të arrestuarve, Roland Liti, i cili akuzohet për grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Bllokut, nga salla e gjyqit, ka mohuar akuzat se është i përfshirë në grabitje, ndërsa shtoi se nuk e ka idenë se për çfarë shenje flet prokurori i çështjes.
“Isha në Mal të Zi me disa miq që më kishin ardhur nga Gjermani. Ditën që ka ndodhur vjedhja, kam qenë në shtëpi, e më pas u nisa në Mal të Zi me Babameton. Nuk kam lidhje me vjedhjen e bankës dhe nuk e kam idenë se për çfarë shenja gishtërinjsh flet prokurori. Robert Kulla më mori makinën për pak kohë, por atë mëngjes u arrestua”- mësohet të jetë shprehur para trupës së gjyqtarëve Roland Liti.