Grabitja e bankës në zonën e ish-Bllokut, Gjykata e Tiranës lë në burg 3 të arrestuarit

0
158

Tre të arrestuarit për grabitjen e bankës në zonën e ish-bllokut janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Kjo e  fundit ka vendosur  arrest me burg për dy prej të arrestuarve si autorë të grabitjes së bankës në zonën e ish-Bllokut me 8 gusht të këtij viti, Roland Liti dhe Alan Babamato. Ndërsa për Robert Kullën djalin e Nehat Kullës u vendos masa e arrestit 30 ditë burg.

Prokuroria dorëzoi dje në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë, duke kërkuar “arrest me burg” për Roland Litin, Alan Babamaton dhe Robert Kullën.

Roland Lita ka hedhur poshtë akuzën për grabitje duke mohuar dhe se gjurmët e gishtave të jenë të tijat.

“Kisha ditëlindjen e vajzës ditën që pretendohet se është vjedhur banka. Kam udhëtuar në Mal të Zi me miq që më kishin ardhur nga Gjermania atë ditë” mësohet të ketë thënë ai.

Seanca është ndërprerë pasi avokati kërkoi kohe për t’u njohur me aktet

Tre të pandehurit u arrestuan me 31 gusht.  Gjurma, e cila zbuloi tre autorët e grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë në ish-Bllok në kryeqytet,  u gjet në një shishe plastike  uji  që ishte lënë nga agresorët, në bodrumin ku kishin punuar për të depërtuar në kasafortën e bankës.

Sëbashku me sendet e tjera të gjetura në bodrum, shishja është dërguar nga ekspertët për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore dhe krahasimi në sistem ka identifikuar se ato i përkisnin të arrestuarit Robert Liti.

Pas arritjes së identifikimit të njërit prej të dyshuarve, policia nëpërmjet përgjimeve ambientale dhe telefonike arriti të identifikojë edhe dy autorët e tjerë të dyshuar dhe u vu në ndjekje të tyre.

Mësohet se pas vjedhjes së bankës, dy prej pjestarëve të këtij grupi udhëtuan drejt Malit të Zi dhe u kthyen pas 4 ditësh, por këtë herë jo nga kufiri.

Në bazë të informacioneve, gjatë qëndrimit atje të rinjtë kishin shpenzuar shuma të mëdha parash.

Gjatë operacionit u sekuestrua nje shume prej 16.730 dollare amerikane -nje shume prej 10.480 euro -2,625.000 leke te vjetra shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here