Vendosi fatin e ndeshjes, Balaj: I lumtur që i dhashë emocion të gjithë shqiptarëve

0
247

Bekim Balaj ka qenë autori i mrekullisë të kuqezinjve në Shkodër, duke i siguruar tri pikë të arta në vijimin e çuditshëm të ndeshjes me Maqedoninë. Sulmuesi, në prononcimin e tij për “SuperSport”, nuk ka ngurruar të lëshojë një thumbin ndaj trajnerit De Biazi rreth aktivizimit të tij.

“Të them të drejtën ishte emocion, jo vetëm se shënova një gol të rëndësishëm, por edhe arrita të shënoja në ‘Loro Boriçi’, ku kam hedhur hapat e parë si futbollit. Jam i gëzuar që u dhashë emocion të gjithë shqiptarëve”, tha sulmuesi. “Dëshira është të luajmë e shënojmë sa më shumë, por është trajneri që vendos, unë sa herë kam hyrë në fushë, kam dhënë maksimumin”, tha ai. “Por golat nga sulmuesit vijnë po të jesh në fushë, pasi nga pankina nuk ke si shënon. Shpresoj të luaj dhe shënoj sa më shumë, por është trajneri që vendos”, vijoi ai. Me humor, Balaj komentoi edhe golin e shënuar dhe atë çfarë kishte ndodhur një natë më parë. “Me kokë apo me sup? Pak rëndësi ka me çfarë e shtyva topin, përfundoi në rrjetë. Një natë më parë, unë Sadiku dhe Roshi përfunduam në një dhomë bashkë. Kaloi aty pranë presidenti Duka dhe na pyeti se pse po qëndronim të tre në një dhomë se do rrinim gjithë natën duke biseduar. I thamë ‘pa problem se po përgatitim skemën e golit’”, ishin fjalët e sulmuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency