Policja e gjobit Canën në mes të Tiranës, përgjigja e tij lë pa fjalë qytetarët

0
317
Lorik Cana e kishte lënë ”Range Rover”-in e tij me bllokazh ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Futbollit, Lorik Cana ka marrë një gjobë në mes të Tiranës. Ka qenë një police femër ajo që nuk e ka mbajtur dorën ndaj kapitenit, i cili kishte parkuar në një vend të gabuar. Në makinë me Canën, në momentin e gjobitjes ka qenë edhe bashkëshortja e fëmija i tyre i vogël.

Cana e kishte lënë ”Range Rover”-in e tij me bllokazh ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës.

Sipas Newsbomb, të pranishmit kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish-kapitenin e futbollit, me idenë që po e ndihmonin por kanë marrë prej tij përgjigjen që s’pritej.

“Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”, është përgjigjur Cana duke vijuar blerjet pa u shqetësuar aspak. Me sa duket, një gjobë e tillë nuk përbën problem për kapitenin, llogaria bankare e së cilit nuk ka qenë aspak keq gjatë kohëve të fundit, e kjo kuptohet, falë meritës e aftësive të tij profesionale.