Një sasi prej 65 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Lezhës në kuadër të një operacioni të koduar “Final Blow”.
Forcat e rendit kanë asgjësuar edhe 50 bimë kanabis, ndërsa është sekuestruar edhe 1 armë zjarri pushkë model 63.
Nga operacioni janë arrestuar dy persona, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë. Në pranga përfunduan Elton Pëllumbi, 22-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim babai i tij, P.Pëllumbi, 47 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet lënda narkotike kanabis prej 65 kg e ndarë në 9 thasë. Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin Luigj Zefi, 55-vjeç, banues në Ishull -Shëngjin, pasi iu gjetën dhe asgjësuan 50 bimë narkotike të kultivuara në afërsi të banesës së tij si dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pushkë Model 63.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake në ngarkim të shtetasit Luigj Zefi.