Basha flet pas mbledhjes së grupit/ Rama dhe karteli i drogës mohuan zgjedhjet e lira në Dibër

0
228

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dale me një qëndrim të qartë dhe të vendosur pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, siç tha ai më të unifikuar se kurrë dhe të bindur për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin dhe në veçanti të kartelit të drogës.

“Grupi tregoi një vendosmëri të plotë dhe të gjithanshme për një konkluzion që e kam shpallur edhe më herët, vendosmërinë për të bërë gjithcka të këpusë hallkat që lidhin krimin me politikën, në vecanti kartelin e drogës që ka mbuluar Shqipërinë, që e ka futur vendin në një situatë të papracedentë këto 25 vjet. Hapat e mëtejshem që ne do hedhim, aksioni ynë politik, ne do ja dalim t’i këpusim këto hallka, të riinstalojmë lirinë e votës, pa të cilën s’mund të ketë asnjë liri tjetër”.

Sipas Bashës, këto lidhje të pushtetit me drogën nik lejuan fitoren e PD në Dibër.

“Aleanca e politikës me krimin dhe në vecanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Ramën mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ne Dibër, ky është një problem ekzistencial për Shqipërinë”, tha Basha.