Droga bëhet “molla e sherrit” në Kuvend, Tahiri provokon Berishën

0
230

Debate në Kuvend mes deputetëve të PD-së dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërsa në foltore të Kuvendit fliste ministri Tahiri ish kryeministri Sali Berisha është ngritur në këmbë për ta kundërshtuar. Edhe deputeti Noka është ngritur në këmbë. Duke e parë situatën pak të tensionuar kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndërpriti seancën për 5 minuta pushim.

Nga foltorja e Kuvendit Ministri Tahiri pranon problemin e kultivimit të kanabisit si një fenomen i trashëguar për të cilën mban përgjegjësi edhe PD, kur ishte në qeverisje dhe ftoi për tu angazhuar për ta zgjidhur.

Saimir Tahiri:“I keni shkelur syrin fshatarëve për të mbledhë vota. Shkatërruam mbi 90 % të kanabisit  në kohën e Berishës është shktaërruar vetmë 7 %. Po ju them kemi një problem . E kemi të trashëguar prej kohësh. Nuk ndërhytë në Lazarat se ishte vendim politik.

Fjalet e ish kryeministrit Berisha nuk dëgjohen mirë pasi është pa mikrofon.