Hetimi në gjendje të lirë për pilotin italian është përcjellë me shqetësim nga Partia Demokratike.
Në një deklaratë theksohet se hetimi është dekonspiruar nga ministri i Brendshëm.
“Ky dekonspirim qeveritar bëhet me qëllim për ti dhënë kohë dhe mundësi trafikantëve shqiptarë që kanë porositur avionin që të mbrohen e ti shpëtojnë ligjit.”
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të marrë masa të shpejta dhe energjike ndaj cdo personi me pushtet që sipas selisë blu dekonspiroi hetimin.