Të Premten, të gjithë kishin kthyer kokën nga Apple për të parë më në fund iPhonin e ri. Por tani që ka mbaruar, kanë filluar spekulimet mbi iPhone 8. Pas prezantimit të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus me cilësitë e përditësuar si rezestentë ndaj ujit, një buton i ri home, përmirësimi i kamerës dhe kufjet me wareles, hapi tjetër është fokusimi drejt një pajisje tjetër më të re dhe fine.
Përderisa viti 2017 do të shënojë edhe 10-vjetorin e iPhone, njerëzit presin që Apple të thyejë çdo parashikim me produktin e ardhshëm. Spekulimet mbi këtë tashmë kanë filluar.
Ja disa nga veçoritë e pritshme:
- I gjithi prej qelqi – Apple prezantoi me 30 Qershor një patentë për një “mbështjellje xhami, e cila u aprovua me 6 Shtator, vetëm një ditë para ngjarjes së iPhone 7. Patenta përshkruan një pajisje të mbështjellë me xham i cili ishte radio-transparent.
- Çip A11 10-nanometër – iPhone 7 ka një procesor A10 Fusion, ndërsa mendohet që modeli iPhone 8 pritet të ketë një çip A11 me madhësi 10 nanometër, i cili do ta përmirësojë akoma më shumë shpejtësinë.
- Karikim warles – Përderisa dy iPhonët e fundit nuk kanë vetëm një fole për kufje ose për karikim, versioni 8 do të mund të karikohet më pajisje pa tel që do ta zgjidhë këtë problem.