Refuzon kimioterapinë, aktorja vdes e re (Foto)

0
178

Ndërroi jetë në moshën 26- vjeçare Xu Ting, aktore kineze, e cila prej disa kohësh ishte prekur nga tumori. Nga frika e efekteve shumë agresive, ajo kishte refuzuar kimioterapinë dhe kurohej vetëm me mjekësi tradicionale.

Seanca të shumta me agopunturë, nuk dhanë asnjë efekt pozitiv tek ajo, e cila ndërroi jetë të premten e kaluar.

Xu u bë e famshme në sajë të serialit “Dad Home”. Pak muaj më parë ajo kishte shpjeguar në rrjetet sociale se me vetëdije të plotë kishte refuzuar kimioterapinë, shkruan noa.al.

“Nuk ka rëndësi se sa gjatë do jetojë, e rëndësishme është që çdo ditë e imja të jetë e lumtur. Nuk dua që kimioterapia të më torturojë deri në atë pikë, sa të mos ekzistojë më as bukuria dhe as talenti”, tha e reja, e cila zgjodhi kura alternative.