Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani nuk ndalon së akuzuari qeverinë për lidhjet e saj me bandat e drogës.
Në fjalën e sotme të tij gjatë seancës parlamentare, ai akuzoi deputetin e PS, Paulin Sterkaj se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe protitucioni në kohën kur ai ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.
Ristani tha se akuzat e tij bazoheshin në një dokument zyrtar me firmë e vulë të SHISH, të cilin e tregoi para parlamntit, që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta ku shkruheshin akuzat ndaj Sterkaj.
Arben Ristani: “ Unë kam një dokument zyrtar me firmë dhe vulë që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm. Sipas këtij dokumenti thuhet që shefi i Komisariatit të policisë së Lezhës Paulin Sterkaj, merrej me trafik droge dhe prostitutash. Po e citoj dhe sdua të lexoj emrat e tjerë por është me firmë e me vulë. Merrej me trafik droge dhe prostuticion, me dokument”.
Deputeti i PD tha se një gjë të tillë e tregoi “për të ilustruar se cfarë ka mbledhur Aleanca e cila mori pushtetin duke rrëzuar Sali Berishën”