36-vjeçarin nga Tirana e dhunonte gruaja, merr urdhër mbrojtje

0
238

Një 36-vjeçar nga Tirana ka marrë urdhër mbrojtjeje nga policia, pasi dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshortja, në banesën e tyre në rrugën “Gazment Zajmi” në kryeqytet.

Mësohet se 36-vjeçari R.Ocka e ka denoncuar në polici bashkëshorten e tij B.Ocka 32-vjeç, me pretendimin se e dhunonte në mënyrë sistematike.

Policia ka lëshuar një urdhër mbrojtjeje për 36-vjeçarin, ndërsa i ka kaluar materialet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.