Sulmet kibernetike janë gjithmonë prezente dhe kompani të ndryshme kanë një staf të tërë që merret vetëm me sigurinë online. Edhe pse çdo ditë siguria online duket se është rritur, disa janë shumë të specializuar në këtë fushë dhe arrin që të thyejnë çdo siguri. Yahoo konsiderohet si një nga kompanitë e cila ka një sistem sigurie shumë të sofistikuar por përsëri sistemi i saj ka arritur që të thyhet. Një grup hakerash kanë arritur që të hyjnë në sistemin e Yahoo duke vjedhur të dhënat e përdoruesve të saj. Edhe pse vjedhja është bërë disa vite më parë ky lajm është bërë i ditur vetëm pak ditë më parë nga vet kompania. Hakerët kanë vjedhur informacione nga rreth 500 milionë përdorues nga Yahoo në vitin 2014, ka konfirmuar kompania amerikane. Shkelja ka përfshirë informacionet personale të identifikueshme, si dhe pyetje dhe përgjigje të enkriptuara të sigurisë. Nuk dihet ende nëse shkelja do të ketë ndonjë ndikim në shitjen apo vlerësimin e saj. Me këtë rast janë marr informacionet personale identifikuese, si dhe ‘pyetje dhe përgjigje të sigurisë të pa enkriptuara”. Edhe pse shumë të dhëna të përdoruesvejanë vjedhur përsëri kompania ka deklaruar se nuk ka vend për panik sepse sipas saj nuk janë vjedhur të dhënat të cilat janë shumë të rëndësishme. Por, në këto të sulme nuk janë marrë të dhënat e kartelave bankare, ka bërë të ditur Yahoo. Në korrik Yahoo i ishte shitur gjigantit të telekomit amerikan Verizon për 4.8 miliardë dollarë. Tashmë vlera e kompanisë në burs pritet që të bie duke humbur shumë pikë nga ngjarja e fundit. Përveç rënies së vlerës monetare Yahoo mund të ketë edhe një humbje besimi nga shumë njerëz dhe mund ti largohen shumë përdorues.